• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ftohja Rama-Meta, Vasili: Hamendësime dhe fantazi të lira

by
10/08/2015 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ftohja Rama-Meta, Vasili: Hamendësime dhe fantazi të lira

Numri dy i LSI, Petrit Vasili i ka cilësuar si deklarata emocionale akuzat e opozitës se, mazhoranca nuk po lejon konstituimin e Këshillit Bashkiak të Pogradecit.

“Këshilli është atje, numrat janë atje dhe flasin vetë, votimi brenda këshillit bëhet pa vështirësi. Nuk besoj se ka vota të tjera përveç këshillit që do të shkojnë të votojnë nga jashtë. Vlerësoj se është më tepër një problem fiktiv”, deklaroi Vasili.

Zërat e fundit për një ftohje mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Meta, apo për tërheqjen e ministrave të LSI-së nga koalicioni, zoti Vasili i cilësoi si “hamendësime dhe fantazi të lira dhe pakufij”.

“Marrëdhënia jonë ndërtohet mbi mekanizmat politikë, ecën në rrugën e një konstruktiviteti evident për të tërë, të një korrektese që ka dhënë prova pa fund të respektimit të saj nga LSI dhe besoj se këto duhet të jenë shinat ku duhet të vazhdojë të qëndrojë një aleancë politike”, nënvizoi Vasili.

Qeveria, vijoi Vasili, duhet të jetë e kujdeshme dhe të peshojë mirë të gjitha veprimet që lidhen me taksat.

“Çdo ndryshim i politikave të taksave nuk duhet priret nga pamjaftueshmëritë që lidhen me evazionin fiksal, administrimet e dobëta apo korrupsionin, por duhet të priret nga qëndrime vizionare që nënkuptojnë se këta elementë janë të përmirësueshëm dhe në dorë të qeverisë, ndërsa elementët e tjerë kanë të bëjnë me orientimin e biznesit dhe të ardhmen e tij”, tha Vasili.

Dalja e Vasilit përpara mediave erdhi vetëm dy orë pas kthimit që presidenti Nishani i bëri ligjit për turizmin. Nënkryetari i LSI-së tha se do të lexonte argumentat e presidenit, por kthimin e ligjit ai e shikon si një rutinë nga presidenti, e cila nuk prodhon asgjë veç se humbje kohe.

Duke e quajtur sezonin turistik si pozitiv, Vasili kërkoi një bashkëveprim më efikas mes pushtetit qëndror e atij lokal për minizimin e problemeve të shfaqura.

Next Post

Si i pret Ali Pasha kokat e tij?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com