• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ftohja me SHBA? Bushati: Aventurë kush mendon se mund të bëjmë lojra

by Java News
10/07/2015 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vizita e Angela Merkel në Tiranë, një vizitë e rëndësishme dhe pikënisje e turit të saj ballkanik, ku më pas udhëtoi drejt Serbisë dhe Bosnjes. Vizita pritej me interes, jo vetëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë dhe kjo për faktin se fqinji ynë jugor, Greqia është duke kaluar krizën më të thellë ekonomike prej dekadash. Gjithsesi, për krizën greke u fol pak, por u fol shumë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij europiane.

Me rëndësi për shqiptarët ishte që vizita nisi në Tiranë, por a është vizita e Merkelit, për më tepër sjellja e saj e re me shqiptarët, një mundësi që nuk duhet humbur? Kjo ishte tema e Top Story me Sokol Ballën këtë të enjte, ku i ftuar përballë analistëve në panel ishte ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Vizita e Merkelit interpretohet prej ministri Bushati, veç të tjerash edhe një përpjekje për të mbajtur vendet e rajonit në perspektivën e qartë europiane dhe larg ndikimit të vendeve të treta.

Kryediplomati shqiptar tha se temat e diskutuar në takimet dypalëshe janë ato që u fol edhe në konferencën e përbashkët për shtyp mes Merkelit dhe Ramës.

“U fol për thellimin e investimeve gjermane në Shqipëri, përmirësimin i klimës së biznesit dhe ndaj investimeve gjermane në veçanti dhe kemi pasur një shkëmbim të pasur për krizën në Greqi, zhvillimet në Maqedoni dhe Kosovë”, u shpreh ai.

Por a e justifikojnë këto trumpetimin që iu dha kësaj vizite, njësoj si ato që u kemi dhënë funksionarëve të lartë të SHBA apo Papës? Për analistin Shpëtim Nazarko, po.

“Merkel në një lloj mënyre është Papa i Europës, për vendin që përfaqëson dhe fuqisë ekonomike që ka nga pas”, tha Nazarko, duke shtuar se investimi më madhor i Berlinit në rajon deri më tani, është për stabilitetin, për të shmangur çdo konflikt të mundshëm në rajon”, tha ai.

Ndërsa analisti tjetër, Skënder Minxhozi u shpreh se rëndësia e vizitës së Merkelit nuk ishte për ato që tha, por sepse ndodhi. “Prezenca e saj është rezultati kryesor i vizitës. Është një mesazh shumë i fuqishëm politik”, vlerësoi ai.

Balla: Një pjesë e opinionit publik interpreton afrimin me Gjermaninë si rezultat i ftohejs me Shtetet e Bashkuara. Por a ekziston vërtetë kjo ftohje?

Bushati: Nuk kemi zhvendosje as në politkën e jashtme, as në terminologji. Niveli i marrëdhënieve me SHBA është më i larti i mundshëm. Kujtoj këtu vizitën time në SHBA, firmosjen e partneritetit strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë. Fushat e bashkëpunimit dhe plani i veprimit të këtij partneriteti janë të ndërthurura në këto biseda që po zhvillojmë këtu. Shqipëria është një ndër vendet që ka kontribuar krah për krah me SHBA sa i përket sigurisë dhe bashkëpunimi brenda NATO-s ka qenë i shkëlqyer. Javën e ardhshme do të kemi vizitën e Viktoria Nuland në Tiranë, si pjesë e turit të saj rajonal, para pak javësh kishim Hoyt Yee dhe dialogu mes SHBA dhe Shqipërisë mbetet intensiv. Shpresojmë që deri në fund të viti të kemi vizitën e Kerry në Tiranë, si pjesë e vizitës së tij në rajon. E shohim bashkëpunimin tonë me SHBA dhe Gjermaninë komplementar. Do të ishte aventurë për këdo që mund të mendojë se ne mund të bëjmë lojra të mëdha mes dy superfuqive të mëdha botërore.

Balla: Për zërat që flasin për një ftohje në marrëdhëniet mes dy vendeve, shkak kanë qenë thirrjet e vazhdueshme të Uashingtonit për dekriminalizimin.

Bushati: Ka një komision parlamentar që i është zgjatur mandati, ka një nismë të mazhorancës për të ecur përpara në këtë drejtim. Është një çështje që ngërdhen etikën, vullnetin, çështjen kushtetuese, ligjore, të drejtat themelore të njeriut dhe besoj se ka një dakortësi qëndrimesh edhe me ambasadën amerikane këtu në Shqipëri për të ecur përpara në këtë drejtim dhe për të pasur një jetë politike më të shëndetshme sa i përket legjislaturës tjetër dhe zyrtarëve të lartë të institucioneve publike.

Next Post

Ja pse krijohet celuliti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In