• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ftesa për Sanremo, dalja në krah të Georginas dhe veshja nga Dolce & Gabbana”/ Rrëfehet Alketa Vejsiu: Jam përgatitur për këtë ditë

by Java News
18/01/2020 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita me e lumtur e karrierës sime! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, është ky statusi me të cilin Alketa Vejsiu, njoftoi se do të jetë një nga prezantueset e Sanremos këtë vit. Kjo është hera e parë që një prezantuese shqiptare ngjitet në skenën më të rëndësishme italiane, ndaj dhe emocionet për prezantuesen shqiptare ishin të mëdha.

E kontaktuar nga suplementi “Bluetooth” i “Gazeta Shqiptare” Alketa pranon të ndajë me ne rrugëtimin që e çoi në Sanremo.

“Ftesa më erdhi nga Amadeus, i cili këtë vit do të jetë edhe drejtori artistik i festivalit. Isha rrugës për në Prishtinë, kur mora vesh lajmin, praktikisht lajmin e mora vesh kur isha në kufi, në Morinë. Nuk kam sesi ta përshkruaj emocionin që ndjeva. Ishte pika kulmore e karrierës sime. Prej vitesh kam kontakte me televizionin italian, organizatorët më kishin parë në intervistën time në Rai Uno pas tërmetit dhe natyrisht që Festivali i RTSH ishte dhe një tjetër hapësirë ku ata konfirmuar që unë isha e duhura për të qenë në atë skenë. Gjithsej do të jenë 5 net, unë do të jem natën e tretë së bashku me Georgina Rodríguez, partneren e Ronaldos. Do të kem dy veshje, ishin të shumtë brand-et që kërkuan të më vishnin, por kam zgjedhur Dolce & Gabbana për njërën nga veshjet. Natyrisht që veshja tjetër do të jetë një brand shqiptarë, por preferoj ta mbaj surprizë. Programi im është të prezantoj, të këndoj si dhe kam një monolog. Natën e tretë do jenë të ftuar Mika, Massimo Ranieri, Lewis Capaldi, Roberto Benigni, Fiorello, Tiziano Ferro. Këto janë detajet që mund t’ju zbuloj paraprakisht”, ka rrëfyer Alketa për Bluetooth.

Më tej prezantuesja na ka zbuluar se kishte vite që punonte për të pasur një karrierë në Itali dhe se Sanremo është fryt i punës së saj disa vjeçare. “Kam punuar shumë dhe kam punuar fort. Gojët e liga i neglizhoj, pasi angazhimi im maksimal tanimë është për Sanremo. Jam përzgjedhur përkrah disa nga emrave më të spikatur në botë, për mua është një privilegj.

Alketaa

Kam punuar për të pasur edhe një karrierë në Itali, jam përgatitur për këtë ditë. E mendoja se do të ishte e afërt dita kur do të bëhesha pjesë e medias italiane, por e mendoja se do të vinte si shkallare, pak nga pak, nuk prisja Sanremon. Mediat italiane kanë shkruar fjalë të mrekullueshme dhe për këtë jam edhe më shumë e lumtur dhe mirënjohëse, sepse vlerësimi nga mediat ndërkombëtare është një vlerësim i dyfishtë për mua”, ka mbyllur fjalën Alketa Vejsiu.
Do të na duhet të presim edhe disa ditë për të parë për herë të parë, një prezantuese shqiptare në skenën magjike të Sanremo.
g.kosovari
Next Post
Vëllai iu arrestua me drogë/ Shkarkohet shefi i Komisariatit në Dibër, Robert Aga

Vëllai iu arrestua me drogë/ Shkarkohet shefi i Komisariatit në Dibër, Robert Aga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In