• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftesa për Berishën shkatërron festën e Ambasadës së Kosovës në Tiranë: Për herë të parë bojkotojnë ambasadorët e…!

by Java News
17/02/2023 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi më 15 Shkurt pritjen e saj zyrtare me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Ajo që ra në sy në pritje, ishte mungesa e shumë ambasadorëve të perëndimit në Tiranë dhe politikanëve të rëndësishëm shqiptarë, përveç Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili pas kësaj do nisej për vizite zyrtare në Kosovë.

Një protokoll i tillë nuk është parë kurrë gjatë këtyre 15 viteve. Dhe shkaku duket se ka qenë vetë protokolli i Ambasadës.

Nën udhëzimet e ministres Gërvalla, ambasadori i Kosovës në Tiranë Skënder Durmishi, ka bërë të njohur gjithandej se ndryshe nga Ambasadat e tjera të perëndimit, ai e ka ftuar Sali Berishën në pritje, si kreu i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Kjo megjithatë, ka shkaktuar reagime tek shumë diplomatë të perëndimit në Tiranë, të cilët nuk duan të kenë kontakte me Berishën. Sidomos kjo, sa i takon Ambasadës amerikane, vend në të cilin Berisha është i përcaktuar si i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit (non grata).

Në pritje pikërisht, mungoi Ambasada e SHBA-vë, një gjë e paprecedente në historinë e raporteve të Amerikës me Kosovën.

Më tej munguan shumë ambasadorë të Perëndimit përveç atij të Gjermanisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe, të cilët ndoshta nuk kishin informacione për ftesën e bërë ndaj Berishës.

Nga ana e vet ndërkaq, as Berisha vetë nuk ka marrë pjesë në festën e organizuar, pasi ka pasur drojën se mund të “poshtërohej” dhe do ishte i izoluar në ngjarje, duke mos i folur kush.

Por edhe pa shkuar, dëmin ai e shkaktoi!

Mjaftoi ftesa zyrtare e Ambasadës së Kosovës që ai të shkatërronte festën e saj dhe të bënte që të braktisej edhe Kosova për shkak të tij.

Prej kur është shpallur non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, Sali Berisha nuk ftohet nga asnjë ambasadë e Bashkimit Evropian, apo nga ajo amerikane dhe nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të tyre.

Me sa duket udhëzimet politike të ministres Gërvalla dhe Qeverisë Kurti, të cilët duan të bëjnë politikë me Kosovën, ja arritën ta izolojnë atë në kryeqytetin e shqiptarisë, Tiranë, nga Perëndimi, vetëm për shkak të një emri: Sali Berishës./Albaniapost

Next Post
U dogj brenda komisariatit/ Prokuroria “kyç” në qeli dy policët për vdekjen e Arben Micit, ja akuzat ndaj tyre

U dogj brenda komisariatit/ Prokuroria "kyç" në qeli dy policët për vdekjen e Arben Micit, ja akuzat ndaj tyre

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Kyte feste e ka prishur vete ambasadori i Kosoves,ose ata qe kane urdheruar ambasadorin,per ftesen qe i kane bere monsters se vicidolit.Harruan kaqe shpejte kosovarte se SHBA ishin ata qe i mbrojten nga vrasesi sllobodan krimineli.mostra e vicidolit eshte i shpallur nongrata po nga SHBA.Imagjinoni se nga kushe drejtohet politika e jashtme e Kosoves,sh gervalla,po Vjosa e Kurti ku ishin???????????????????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com