• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftesa për bashkëpunim/ Ndreca: Basha të mos bëjë prokurorin, por… Ristani: E dobishme, por takimet Rama-Basha të jenë transparente

by Java News
06/05/2021 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Plarent Ndreca e shkon ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim si të dobishme për vendin sidomos në reformat e thella që lidhen me integrimin. Ndreca tha në ‘Repolitix’ se kjo ftesë për bashkëpunim i jep mundësi opozitës të orientojë qeverinë aty ku po gabon dhe të thotë fjalën  saj që në fund do të përkthehet në një të mirë që i bëhet vendit.

“Ai fton opozitën dhe njeh PD si opozitë të vërtetë. Vijimi i një papjekuri që tregon duke u përfaqësuar nga Basha, fillimi i fitores është që të kesh forcën dhe dinjitetin dhe të pranosh humbjen. Basha nuk është prokuror, por politikan dhe si i tillë duhet të pranonte zgjedhjet. Opozita ka një mundësi që duke bashkëpunuar të orientojë qeverinë aty ku duhet nëse po gabon. Ftesa për bashkëpunim është për të drejtuar vendin aty ku duhet dhe drejt integrimit dhe jo për të bashkëqeverisur, pra frymë bashkëpunimi”, tha Ndreca.

Anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani, i cili është një nga demokratë e zhgënjyer që kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, e ka cilësuar po ashtu të dobishëm bashkëpunim PD-PS, por ka kundërshtuar takimet  e fshehta dhe jo transparente mes Bashës dhe Ramës. Ai nuk u shpreh kundër takimeve, por kërkoi transparencë në lidhje me to dhe se të mos bashkëpunojnë së basku vetëm për leverdi të përbashkët. Në lidhje me njohjen e zgjedhje, Ristani tha se në momentin që nuk ka pasur kontestime ditën e  zgjedhjeve ata janë ligjërisht të  njohura dhe rreziku për ripërsëritje të tyre bie.

“Bashkëpunimi PS-PD është i dobishëm, ndërsa takimet Rama-Basha nuk duhet të jenë të fshehta por tërësisht transparente. Opozitarët duhet të ndajnë mendjen se për 4 vite do të kenë Ramën mbi krye dhe shpresoj që PD të futet në një proces riformatimi dhe riskutruktimi se në këtë gjendje që është nuk mund të jetë fituese.  Ka një situatë ambigue në këto momente lidhur me zgjedhjet në PD , në momentin kur votat kanë vajtur ne kuti, nga ky moment zgjedhjet nuk rrezikohen më nga kërkesat për pavlefshmëri absolute, pra nuk shkojnë në përsëritje. Dita e votimit është mbyllur pa asnjë ankesë, rreziku për përmbysje bie. Meraku i tyre është se mos parlamenti nuk është i plotë. Edhe deklarimet për mosnjohjen  zgjedhjeve erdhën njohja nga DASH nga OSBE dhe e ndërkombëtarëve të tjerë për të mos lejuar pikërisht që parlamenti të mos jetë i plotë. Sigurisht që hetimet për krimet zgjedhore duhet të bëhen por kjo nuk ka të bëjë me faktin që parlamenti të mos jetë i plotë”, tha Ristani.

g.kosovari

Next Post
Debati për inceneratorët dhe denoncimet e PD-së/ Murrizi: Janë ngritje pazari për gjobë

"Nëse s’kanë vdekur deri në..."/ Murrizi: Të gjithë në Kuvend do t’i binden Luljetës si qingja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

September 6, 2026
Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

September 6, 2026
Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë  protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

Përplasje në SHBA! Militantët e Berishës dhunojnë protestuesit, ndërhyn policia amerikane (VIDEO)

September 6, 2026
Netanyahu: Izraeli hedh poshtë planin 15-pikësh të Trump për Gazën -

Netanyahu kërcënon Iranin: Fundi i regjimit po afron, një sulm ndaj Izraelit do të ketë pasoja të rënda

September 6, 2026
Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

Berisha sulmon Ramën nga SHBA: Ky monstër bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit

September 6, 2026
Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Kropishtit, flakët afrohen rrezikshëm drejt banesave

September 6, 2026
“Berisha n’burg”/ Kryedemokrati pritet me protesta në New Jersey: O doktori i Enver Hoxhës (VIDEO)

“Berisha n’burg”/ Kryedemokrati pritet me protesta në New Jersey: O doktori i Enver Hoxhës (VIDEO)

September 6, 2026
Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com