• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftesa e Ramës, Kryemadhi: E shëmtuar, kërkoi të largonte vëmendjen nga tërmeti

by A R
07/12/2019 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “ Kjo Javë” në News24 u pyet për ftesën që Rama i dërgoi opozitës për  bashkëpunim për të tejkaluar situatën e rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo tha se ftesa e Ramës ndaj opozitës ishte tërësisht e e shëmtuar.

Sipas Kryemadhit, mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Gjithsesi zonja Kryemadhi pati një ftesë nga ana e kryeministrit një ftesë e përsëritur që qoftë mazhoranca, qoftë opozita e bashkuar të jenë bashkë të ulen në tryezë dhe të diskutojnë këtë emergjencë të vendit dhe sigurisht opozita të kontribuojë me pikëpamjet e veta. Reagoi kreu i Partisë Demokratike zoti Basha, unë ju pyes pse ky refuzim.

Kryemadhi: Nuk ishte refuzim Nisida. Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkonte të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndenjur aty pse nuk janë nxjerrë.

Pyetje: Dakort, kjo është derivati e asaj çka unë ju pyeta pak më parë, por në fakt nuk morëm përgjigje pasi biseda na mori tjetër rrjedhë. Tek ajo që unë e quajta si refuzim por ju më kundërshtuat për tu ulur në tryezë me mazhorancën.

Kryemadhi: Sepse zoti Rama kërkonte të ndante hallin me ne mbasi përdori viktimat për fasadë dhe për propagandë për veten e tij, mbasi përdori dhe fëmijët jetim për propagandë, për imazhin e tij. Tashmë kërkon që ndarjen e problematikës të mos funksionimin e të gjithë gjërave të tjera kërkon ta ndajë me opozitën. Por unë mendoj që historia e tërmetit të 26 nëntorit duhet të ketë përgjegjës, sepse nuk është fatkeqësia natyrore ajo që i goditi është papërgjegjshmëria shtetërore dhe mos funksionimi i shtetit shqiptar që kemi viktima dhe për këtë duhet të kemi përgjegjës, dhe duhet të ketë një njeri që është përgjegjës i kësaj gjëje.

Për mua zoti Rama, a do t’ia lerë të tjerëve, a do t’ia lerë emergjencave, a do t’ia lerë Ministrisë së Mbrojtjes, a do t’ia lejë Ministrisë së Brendshme, a do t’ia lejë Bashkisë së Krujës apo Bashkisë së Durrësit kjo është çështje e zotit Rama. Por për këtë ka përgjegjës, ka përgjegjës sepse kjo nuk ishte e rastësishme. Tërmetet ndodhin siç kanë ndodhur dhe përmbytjet, kanë ndodhur dhe përmbytje në Shkodër.

Next Post
Denaj me banorët në Laç: Bonus qiraje për familjet që iu janë prishur banesat

Denaj me banorët në Laç: Bonus qiraje për familjet që iu janë prishur banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com