• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ftesa e Ramës është e sinqertë dhe serioze”, Peza: Basha nuk njeh humbjen prej hallit personal!

by
11/05/2021 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe mediat, Alfred Peza i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur për ftesën e Ramës për bashkëqeverisje dhe refuzimin e prerë të Bashës ditën e sotme.

Peza siguron se ftesa e Ramës është e sinqertë dhe serioze, teksa thotë se Basha momentalisht po e refuzon dhe nuk njeh humbjen në 25 prill për shkak të hallit personal të postit të kryetarit të PD.

Ai thotë se Basha është i mirëkuptuar për refuzimin deri më 22 korrik që përmbyll procesin brenda Partisë Demokratike.

Për Pezën, Shqipëria nuk ka më nevojë për revolucionin e molotovëve, por për bashkëpunim për të mirën e përbashkët dhe objektivave kombëtarë si integrimi euripian.

PYETJA: Ftesa e Ramës dhe refuzimi i Bashës. Çfarë humb dhe fiton PS?

 

 

ALFRED PEZA: Se çfarë humbte dhe fitonte PS dhe PD u konfirmua më 25 prill. Tani nuk është çështja më për PS, por të fitojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Për t’u ndarën ga kultura e vjetër nga lufta e paprinciptë mes mazhorancës e opozitës. E konsideruar si një luftë mes armiqsh dhe jo kundërshtarësh politikë që ndajnë ide dhe programe.

Dua të them që ftesa e Ramës është e sinqertë dhe serioze, për shkak se është ftesë vijuese, që para fushatës, edhe 30 ditët e fushatës, e treta jemi në fazë tjetër. Dhe çfarë dëshmon se nuk ishte për diversion e as fushatë elektorale. Vendi nuk ka më nevojë për revolucionin e molotovëve, por për bashkëpunim për të mirën e përbashkët dhe objektivat kombëtarë si integrimi e çështje të tjera.

Nisur nga kjo, Basha është i mirëkuptuar derisa të përfundojë procesi brenda PD. Është në situatë të vështirë. Për herë të parë kemi lëvizje të zyrtarizuar brenda PD, që ka logo, tryezë, grup drejtues, një faqe komunikimi zyrtare dhe ka paralajmëruar proces takimesh me demokratët në gjithë Shqipërinë. Ky moment e nxori Bashën nga selia dhe e çoi në Durrës, për t’i paraprirë këtyre lëvizjeve. Basha nuk njeh humbjen prej hallit personal, për të rimarrë mandatin në proces të brendshëm zgjedhjesh. Dhe nga ana tjetër, janë për hallin personal të Bashës. Ai nuk njeh humbjen, por ai i njeh zgjedhjet dhe ka deklaruar se nuk do i djegë mandatet por deputetët e opozitës do të shkojnë në Kuvend. Po flasim për çfarë është thënë zyrtarisht, përmes kryetarit të PD. Ka momentum tjetër që kryetari  de facto dhe lideri historik i PD, Berisha nuk është prononcuar ende për këtë debat brenad opozitës, ndryshe nga qëndrimi i tij për nismën e PS për të shkarkuar Presidentin. Dëshmon se Presidenti ka qenë pjesë e opozitës, dhe ka qasje tjetër.

Fushata, përfshirja e Metës në fushatë ka qenë për fushatën e LSI. E shndërroi, donte ta shndërronte 25 prillin në referendum mes tij dhe Ramës. Por shqiptarët votuan si kurrë më parë e ndëshkuan Metën dhe e kthyen LSI-në në pozitat më të ulëta që ka pasur ndonjëherë nga themelimi.

Ajo çfarë ka në rivalitetin dhe dualitetin, ka vite që zhvillohet dhe nuk ishte në 30 ditët e fushatës. Do të vijojë në të ardhmen. Bëhet fjalë për një politikan si Meta. Ai mund të bëjë gjithçka dhe të vijojë rivalitetin me Bashën.

Rama ka qenë gjithmonë i mendimit që ka një ndryshim mes Bashës si politikan dhe kryetar të PD, dhe Sali Berishës e Metës. Prandaj Rama në vijimësi ka qenë në linjn që do të komunikojë me Bashën, duhet të diskutojë me Bashë, do ti ofrojë bashkëpunim. Ka qenë dhe më 17 maj në 2017. E dyta, ka vijuar tendenca për bashkëpunim edhe në letrat që Rama i shkruante Bashës. Është në dinjitetin e tij dhe lartësinë që të sillet në mënyrë institucionale. Ndërsa sa i përket Metës dhe Sali Berishës, qëndrimi i Ramës është po kaq i qartë./ b.h

Next Post
EMRAT: Atentati në Elbasan, zbulohet identiteti i viktimës, e plagosur edhe bashkëshortja e tij

Ekzekutimi në Elbasan/ Policia jep njoftimin zyrtar, ja detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com