• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftesa e Ramës, Basha: E ke kuptuar se ke humbur, përgjigja ime është JO!

by A R
16/04/2021 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Ndroq të Tiranës.

Basha tha se bashkimin e madh për ndryshim më 25 prill do të jetë për rindërtimin dhe rimëkëmbjen nga pandemia.

Në fjalën përshëndetëse para demokratëve të Ndroqit, kreu i PD bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve pa dallim partiak në marshimin drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, shpresës për të ardhmen.

Kryedemokrati gjithashtu përsëriti se nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi, kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

“Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistët dhe socialistet e ndershëm, për mbështetësit e Partisë Socialiste në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin po dhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona! Ne jemi një familje, një popull, një komb. Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë, të njëjtat sfida, të njëjtat probleme, keni të njëjtat shpresa, të njëjtat dëshira, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftoj ejani, bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, përballueshmërinë e çmimeve të përditshme do të bëj të mundur për çdo shqiptar  të ndjej përfitimet e ndryshimit që tashmë e ndjej mes jush, shpresës që ka ardhur. Ndryshimit që do ta bëjmë realitet të gjithë së bashku. Për 8 vite me radhë, për 8 vite të gjata Edi Rama dështoi në çdo fushë. Shikojeni Ndroqin, shikojeni fshatrat dhe qytetet tona, është sikur mos të kishim patur qeveri fare! 8 vite me radhë dështoi dhe tani po troket prapë në derë për të kërkuar edhe 4 vite të tjera! Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo! Përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vet: kur ke patur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tret për Edi Ramën. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Por etja për ndryshim e shqiptarëve do të kthehet në realitet më 25 prill. 9 ditë na ndajnë, fati i shqiptarëve është në dorën tuaj, fati i familjeve shqiptare është në dorën tuaj prindër, fati i prindërve tuaj është në dorën tuaj rini e Ndroqit, e Tiranës, e mbarë Shqipërisë. Me votën tuaj më 25 prill, ju do t’i përgjigjeni një pyetje: edhe 4 vite të tjera si këto që kaluam apo ndryshim? Ndryshim! Bashkë për ndryshim! Edhe 9 ditë na ndajnë dhe ju e dini fare mirë se ndryshimi nuk mund ta sjell ai që për 8 vite që u la në baltë”, tha Basha.

/a.r

Next Post
Rruga do mbajë emrin e heroit “Arjan Sala”, Veliaj mirëpret familjarët: Gjesti i tij, frymëzim për çdo të ri shqiptar!

Rruga do mbajë emrin e heroit "Arjan Sala", Veliaj mirëpret familjarët: Gjesti i tij, frymëzim për çdo të ri shqiptar!

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Lul, pse je kaq trap?!

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In