• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftesa e PS/ Shameti: Opozita të sjellë propozimet e saj!

by Java News
19/09/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Socialist Adnor Shameti i ka kërkuar opozitës të paraqesë variantin e saj lidhur me draftin e paraqitur nga PS për hapjen parimisht 100% të listave. Në studion e ABC News, Shameti u shpreh se pasi të arrihet një variant i ndërmjetëm i këtij drafti palët mund t’i drejtohen ODHIR për të arritur konsesus për pikat që nuk ka dakordësi.

Sipas tij largimi i opozitës nga Këshilli Politik është i gabuar, ndërsa shpjegoi draftin e paraqitur nga PS, duke theksuar se ai garanton votën preferenciale dhe hap garës edhe brenda së njëjtës listë.

“Drafti i paraqitur nga Gjiknuri është një draft paraprak dhe i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit dhe garanton hapjen e listave dhe përdorimin e votës preferenciale nga të gjithë votuesit për të zgjedhur individët që ata duan. Qëndrimi i Islamit është personal dhe nuk ka lidhje me draftin.

Nuk do të thotë se do të jetë ky varianti përfundimtar i dakordësuar. Opozitat presin të shprehet ODHIR për këtë draft. Por ODHIR nuk bën drafte, por japin ndihmë me ekspertë. Nëse opozita ka pretendime mbi atë draft, janë të lutur të paraqesin variantin e tyre.

ODHIR nuk inicion ndërhyrje në kushtetutë apo në ligjin zgjedhor. Ajo operon përmes raporteve periodike. Në bindjen tonë si maxhorancë, largimi i opozitës nga Këshilli Politik është i gabuar. Listat bëhen nga forumet e një subjekti politik të caktuar dhe në finale dorëzohet nga kryetari.

Është ai që harton listën, Hapja e listave, ky variant i paraqitur nga PS e realizon më së miri votën preferenciale dhe përmbysjen e listave. Mjafton një kandidat i renditur. Kjo e bën garën shumë interesante. E hap garën mes pjesëtarëve të së njëjtës listë”, tha Shameti.

Ligjvënësi socialist deklaroi gjithashtu se ditën e djeshme është mbyllur afati i aplikimeve për të zgjedhur anëtarët e “qeverisë” së re të zgjedhjeve, ndërsa javën e ardhshme Komisioni i Posaçëm do të paraqesë renditjen e kandidatëve në Kuvend.

Ai shprehu bindjen që palët do të rikthehen në Këshillin Politik dhe nuk do ta lënë Shqipërinë të shkojë në kolaps duke penguar procesin zgjedhor. Shameti vuri theksin se pas draftit të paraqitur nga PS nuk qëndron Damian Gjiknuri duke nënvizuar se ai flet në emër të të majtëve.

“Thelbi dhe shtylla kryesore ishin ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë që sanksionoi hapjen e listave. Është e rëndësishme të sqarojmë që ndryshimet heqin konceptin e koalicioneve dhe i lihet në dorë ligjit zgjedhor. Në këtë kuptim përmes draftit të paraqitur nga ne do të gjendet një produkt përfundimtar.Unë u mundova ta sqaroja si funksionon.

Me atë draft që është paraqitur nga PS, shikohet mënyra e organizimit dhe shtetasit pas ndryshimeve kushtetuese ushtrojnë votën e tyre preferenciale. Por kjo nuk zgjidhet duke ikur nga tavolina.

Në Komisionin e ligjeve kemi përmbyllur përcaktimin e komisioneve të KQZ. Dje është mbyllur fati për aplikimet. Mendoj se javën në vazhdim komisioni i posaçëm do bëjë atë renditjen dhe do e dërgojë listën në Kuvend.

Unë kam bindjen që palët do rikthehen në këshillin politik dhe do ketë variante nga secila palë. Nuk do të lëmë Shqipërinë që të shkojë në kolaps dhe të mos realizojë dot proces zgjedhor. Gjiknuri përfaqëson PS nuk flet në emrin e vet në Këshillin Politik”, përfundoi Shameti

Next Post
Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Rama pranon ftesën e Metës, nesër në Presidencë së bashku me Ballën

(VIDEO) Deklaratat e Metës, Rama nga Gjermania: Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com