Operacioni policor i koduar “Teleferiku” ka vënë në pranga një 35-vjecar nga Tirana, ndërkohë që gruaja e tij po procedohet penalisht.
Policia mori infromacion se i dyshuari i identifikuar me inicialet D.Q., po qarkullonte në orët e pasdites në zonën e Dajtit duke mbajtur me vete armë zjarri.
Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ai ka tentuar të largohet me vrap, duke braktisur mjetin me të cilën po qarkullonte bashkë me bashkëshorten e tij, të identifikuar me inicialet J. Q., por është kapur nga punonjësit e Policisë, të cilët i ka goditur dhe kundërshtuar, me qëllim evitimin e kontrollit të mjetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 9 fishekë, automjeti me të cilin qarkullonte, 500 euro të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, 2 telefona, si dhe 1 qese plastike farmaceutike me një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasja J. Q., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi tentoi të fshihte armën gjatë kontrollit të mjetit.
Materialet i referohen Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
g.kosovari











