Fshihte kokainën në të çarat e mureve, para se t’ua shiste përdoruesve, karabinierët fusin në kurth shqiptarin ‘inteligjent’

Karabinierët e Gubbio kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar në rajonin e Umbrias, që u kap në flagrancë ndërsa vazhdimisht fuste dorën në disa të çara në mure, ku më pas rikthehej për t’i marrë dhe shitur te përdoruesit.

Efektivët pikasnë lëvizjet dhe sjelljet e dyshimta të të riut, duke e ndjekur për të parë pikat se ku ai vendoste lëndën narkotike. Në dy prej këtyre pikave zbuloi 9 doza kokainë dhe vijuan të monitoronin në distancë 26-vjeçarin, para se t’i vinin prangat.

Në momentin që ai u rikthye për t’i marrë, karabinierët e futën në kurth. Shqiptari bëri rezistencë dhe u përpoq të arratisej duke sulmuar fizikisht edhe efektivët, por pa sukses. Me vete iu gjetën edhe pesë doza të tjera kokaine, duke e çuar totalin në katërmbëdhjetë, informon media italiane.

Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1360 euro cash. Gjykata e Perugia e vlerësoi arrestimin të ligjshëm dhe urdhëroi masën paraprake të ndalimit të qëndrimit në territorin e rajonit të Umbrias.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com