• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FSHF zyrtarizon emrin e ri “Air Albania Stadium”, ja emërtimet që iu vendosën tribunave

by Java News
15/11/2019 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar emrin e ri të stadiumit kombëtar. “Air Albania Stadium” do të jetë emri i ri i stadiumit, ndërsa FSHF-ja do të përfitojë nga kompania ajrore e fluturimeve 650 mijë euro në vit dhe në total për pesë vite 3.2 milionë euro.

Ndërkaq, Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendrës Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar;

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa,

– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.

– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.

– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë, thotë FSHF-ja “jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër”. Ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri Shqipëria do ta zhvillojë pas dy ditësh përballë Francës.

Njoftimi i plote i FSHF-se

Qendra Sportive Kuq e Zi Sha njofton opinionin publik për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së partnerit për të drejtat e emrit të stadiumit.

Në këtë proces pati 2 oferta financiare konkrete dhe 4 shprehje interesi. Ofertuesit ishin kompania ajrore Air Albania dhe kompania e njohur e karburanteve Bolv Oil.

Këshilli i Administrimit i Qendra Sportive Kuq e Zi sha, në vlerësim të ofertave vendosi të përzgjedh shoqerinë Air Albania Shpk, përzgjedhje e cila u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve (75% Federata Shqiptare e Futbollit dhe 25% Ministria e Financave dhe Ekonomisë).

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë gjithashtu edhe kompanitë Bolv Oil, Sigal Uniqa Group Austria dhe Vodafone Albania për shprehjen e interesit për të qenë edhe ata sponsor të stadiumit të ri.

Dje u nënshkrua kontrata e sponsorizimit mes palëve Qendra Sportive Kuq e zi dhe Air Albania, sipas të cilës kompania ajrore Air Albania do të ketë të drejtën e vënies së emrit ‘Air Albania Stadium’.
Pra që nga sot e deri në përfundim të kontratës 5 vjecare stadiumi do të quhet Air Albania Stadium.

Shoqëria Air Albania shpk është krijuar në vitin 2018, me aksioner kryesor Turkish Airlines (49%), duke qenë në këtë mënyrë përfaqësuesi zyrtar i gjigandit botëror të fluturimeve në tregun shqiptar. Shteti shqiptar gjithashtu zotëron 10% të aksioneve të shoqerise, me anë të Albcontrol Sha.

Ndërkaq Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendra Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar, si vijon:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.
– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.
– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.
– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër.

Ne e vlerësojmë këtë marrëveshje të arritur me Air Albania si një ndihmëse të rëndësishme për mirëmbajtjen në standarde bashkëkohore të këtij kompleksi, dhe aspak si një marrëveshje biznesi. Të ardhurat që do gjenerohen nga kjo kontratë do jenë të dedikuara për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe për moderniziminin e stadiumit me të rejat më të fundit të teknologjisë.

Inaugurimi i shtëpisë së re moderne të Futbollistëve Kuq e Zi është padyshim një moment historik dhe i gëzueshëm për të gjithë.

Ju ftojmë në “Air Albania Stadium” për të mbështetur kombëtaren dhe njëkohësisht për të parë nga afër ndryshimin e madh. /e.s/

Next Post
Rrezikohen nga gripi, por shtatzënat ngurrojnë të vaksinohen

Rrezikohen nga gripi, por shtatzënat ngurrojnë të vaksinohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In