• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FSHF reagon për ndryshimet në statut për manipulimin e zgjedhjeve

by Ardit Rada
18/12/2020 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas lajmeve të ndryshimeve në statut.

Përmes një reagimi FSHF-ja thekson se statuti, si çdo dokument i ri, kërkon kohën e nevojshme për t`u familjarizuar dhe për t`u kuptuar në tërësinë e vet.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falenderojë median sportive për përcjelljen e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme e cila vendosi me unanimitet të miratojë statutin e ri të FSHF.

Statuti, i cili do të hyjë në fuqi prej datës 1 Janar 2021, përbën shtyllën e ligjshmërisë së federatës dhe si i tillë përmban parimet e përfaqësimit të drejtë të gjithë spektrit të futbollit, përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe mos diskriminimin. Statuti, si çdo dokument i ri, kërkon kohën e nevojshme për t`u familjarizuar dhe për t`u kuptuar në tërësinë e vet.

Duke marrë shkas nga një sërë publikimesh dezinformuese lidhur me “përjashtimin” nga kandidimi të figurave të shquara të futbollit shqiptar e botëror, FSHF fton këdo që është i interesuar të lexojë me vëmendje statutin aktual dhe atë të miratuar rishtazi për të kuptuar që me përjashtim të kritereve për pavarësi politike, klauzolat e lidhura me kushtet për të qenë kandidat për ndonjë nga organet e federatës kane mbetur ndër vite të pa ndryshuara dhe se ato lidhen vetëm me banimin në Shqipëri gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës.

Për shkak të proceseve transparente të konsultimit, nga anëtaret e FSHF nuk pati asnjë kundërshtim për draftin e propozuar çka përben gjënë më të rëndësishme për FSHF pasi statuti i shërben vetëm anëtareve dhe jo axhendës mediatike të ndonjë gazetari në kërkim te klikimeve.

Në vijim të marrëdhënieve korrekte me median sportive FSHF i fton edhe njëherë të gjithë gazetaret të zbatojnë parimet etike dhe profesionale duke respektuar standartet për raportimin e së vërtetës, verifikimit të lajmit dhe paanësisë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Kujtojmë që me urdhërin e Dukës janë kryer një sërë ndryshimesh në statut për t’ia bërë më të lehtë fitoren në zgjedhje.

Ndryshimet në statutin e ri përfshijnë heqen e të drejtës së votës për skuadrat e Kategorisë së Dytë duke ia deleguar këtë gjë Shoqatave Rajonale që janë krijuar dhe janë vendosur në punë nga Armand Duka.

Po ashtu përjashtimi i figurave të njohura shqiptare për të kandiduar, të cilët në rast se nuk banojnë në Shqipëri nuk kanë të drejtë kandidimi./a.p

Next Post
VIDEO/ “Mjekët janë heronj”, qytetari flet pas shërimit me Covid

VIDEO/ “Mjekët janë heronj”, qytetari flet pas shërimit me Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In