• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FSHF për tërmetin/Miqësore më 10 Janar me yjet e Italisë, Greqisë, Turqisë dhe Shqipërisë: Luajmë dhe ndërtojmë sëbashku

by Java News
29/12/2019 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Termeti prek dhe futbollin por ne aspektin human. Vertet tërmeti që preku Shqipërinë më 26 nëntor la shumë pasoja, 51 viktima, qindra të plagosur dhe me mijëra familje të prekura, por po aq i madh ishte dhe sensibilizimi dhe kete here vjen nga sporti.

Tërmeti që preku Shqipërinë më 26 nëntor la shumë pasoja, 51 viktima, qindra të plagosur dhe me mijëra familje të prekura, por po aq i madh ishte dhe sensibilizimi.

Të gjithë u bënë bashkë duke kontribuar në çdo formë për familjet e prekura, përjashtim nuk bëri as bota e futbollit, një sensibilizim i cili vijon të jetë ende prezent.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se më 10 janar, yjet e historikë të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në stadiumin e ri kombëtar për të zhvilluar një miqësore bamirësi për familjet e prekura nga tërmeti:

Termeti

Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën e Air Albania Stadium në datë 10 janar. Ky festival i futbollit me emrat e njohur të katër kombëtarëve, siç janë Zambrota e Perrota, Kampionë të Botës në 2006, apo Hasan Şaş i cili ishte një nga liderat e Turqisë në Botërorin e vitit 2002 ku u renditën në vendin e tretë si dhe fqinjët grekë të cilin fituan Kampionatin Europian në vitin 2004 nën dirigjimin e Karagunis, synon krijimin e një tradite të tillë në futbollin shqiptar për të afruar sportadëshit me emrat e mëdhenj të futbollit tone dhe atij ndërkombëtar.

Të gjithë të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ky turne organizohet nga Sindikata e Futbollit me mbështetjen e plotë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Federata e Futbollit dhe Sindikata e Futbollistëve, fton të gjithë sportdashësit në këtë festival të paharrueshëm, ku do të performojnë në fushën e blertë emra të dashur, historikë dhe kampionë të futbollit, pa harruar edhe performancën artistike të emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Le të bashkohemi në këtë turne për të dhënë sadopak ndihmesë për të prekurit. Ky projekt i përgjegjësisë sociale, vjen në vazhdën e aktiviteteve të pandërprera të Federatës së Futbollit, të stafit dhe djemve e vajzave të kombëtareve shqiptare për të ndihmuar dhe lehtësuar familjet e prekura nga tërmeti. Fokusi parësor ka qenë te fëmijët.

Federata e Fubollit është zotuar të ndërtojë të paktën tre shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ose më shumë në varësi të fondeve të mbledhura. Ka nisur tashmë evidentimi i shtëpive. (Burimi FSHF)

Next Post
“Paralajmërimi” për vrasje, reagon për herë të parë Kurti: Hoti ta presë Vitin e Ri me familjen

“Paralajmërimi” për vrasje, reagon për herë të parë Kurti: Hoti ta presë Vitin e Ri me familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

August 1, 2026
Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

August 1, 2026
“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

August 1, 2026
Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesat! Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesat! Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

August 1, 2026
Aksident në një subjekt privat minerar në Bulqizë/ Minatori mbetet i bllokuar

Aksident në një subjekt privat minerar në Bulqizë/ Minatori mbetet i bllokuar

August 1, 2026
“Uniteti i UEFA-s bëri diferencën”, Duka flet pasi Infantino u tërhoq nga plani për privatizimin e garave të FIFA-s

“Uniteti i UEFA-s bëri diferencën”, Duka flet pasi Infantino u tërhoq nga plani për privatizimin e garave të FIFA-s

August 1, 2026
Temperaturat në rritje, zjarrfikësit: Kujdes maksimal me bombolat e gazit

Temperaturat në rritje, zjarrfikësit: Kujdes maksimal me bombolat e gazit

August 1, 2026

Protesta si shpresa e fundit në një vend të bllokuar!

August 1, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Corriere della Sera: Çarmatosja e Hamasit dhe metoda e njoftimeve boshe! 80% e amerikanëve nuk e besojnë më Trump

August 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rriten, ambasada e SHBA-së u kërkon amerikanëve të rishikojnë udhëtimet në rajon

Tensionet në Lindjen e Mesme rriten, ambasada e SHBA-së u kërkon amerikanëve të rishikojnë udhëtimet në rajon

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com