Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur një ceremoni pritje për festën me rastin e kualifikimit në Europianin e Futbollit me një minutë heshtje në nderim viktimave që humbën jetën nga sulmi terrorist në Paris.
Presidenti Duka deklaroi gjatë fjalës së mbajtur se nuk jemi vetëm shqiptarë, por edhe qytetarë francezë në këtë moment të vështirë për ta pasi u goditën nga masakra.
Të pranishëm ka qenë drejtuesit e lartë të shtetit që nga Presidenti Nishani, kryeministri Rama, por edhe ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi.