• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Fshesa” e Trump mbërrin tek ‘Hyundai’, bastisje e madhe në një fabrikë, 475 të arrestuar

by A R
05/09/2025 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një bastisje të madhe të policisë së imigracionit në një fabrikë të Hyundai në shtetin amerikan të Xhorxhias të enjten, u arrestuan 475 emigrantë të dyshuar se jetonin dhe punonin ilegalisht në SHBA.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha për CBS News se arrestimet vijnë në kuadër të goditjes së administratës Trump ndaj imigracionit të paligjshëm. Më parë, zyra e ATF-së në Atlanta tha në një postim në mediat sociale që përfshinte foto nga operacioni se 450 persona ishin arrestuar.

Bastisja kishte në shënjestër një nga fabrikat më të mëdha dhe më të shquara të prodhimit në Xhorxhia, të cilën guvernatori dhe zyrtarë të tjerë e kanë quajtur projekti më i madh i zhvillimit ekonomik në historinë e shtetit.

Hyundai Motor Group, një kompani jugkoreane, filloi prodhimin e automjeteve elektrike një vit më parë në një fabrikë me vlerë 7.6 miliardë dollarë që punëson rreth 1,200 persona.

Zëdhënësja e ICE-së, Lindsay Williams, konfirmoi se autoritetet federale kryen operacionin në perëndim të Savannah-s dhe se agjentët ishin të përqendruar në një sajt ndërtimi të një fabrikë baterish.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë se agjentët ekzekutuan urdhrin e kërkimit “si pjesë e një hetimi penal në vazhdim mbi akuzat për praktika të paligjshme punësimi dhe shkelje të tjera të rënda federale”.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha në një deklaratë se po dërgonte zyrtarë në vendngjarje dhe i bëri thirrje ambasadës amerikane në Seul “të ushtrojë kujdes të jashtëzakonshëm për të siguruar që të mos shkelen të drejtat dhe interesat legjitime të qytetarëve koreanë”.

Administrata Trump ka ndërmarrë operacione të gjera të ICE si pjesë e një programi masiv deportimi. Zyrtarët e imigracionit kanë bastisur gjatë kësaj kohe ferma, kantiere ndërtimi, restorante dhe dyqane riparimi makinash.

Next Post
Aksident i rëndë në Malishevë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Malishevë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In