• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fshehu pasurinë, Prokuroria nis hetimet ndaj Dritan Priftit

by
11/09/2015 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet ndaj Dritan Priftit pas kallëzimit të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Dritan Prifti është kallëzuar nga ILDKP, me dyshimin se ka fshehur duke mos deklaruar disa apartamente dhe transfertat e parave në lidhje me shit­blerjen e aksioneve të ndryshme nga kompania e basteve apo edhe një kompani tjetër nafte.

Siç raporton ABC News, referuar kallëzimit, thuhet se ILDKP ka verifikuar të gjitha deklaratat e pasurisë për ish­-deputetin Prifti që nga viti 2003 deri në vitin 2013 kur edhe është larguar nga detyra e deputetit. Gjatë kësaj periudhe, rezulton se Prifti dhe pjesëtarët e ngushtë të familjes janë pronarë të disa apartamenteve të cilat ish-­deputeti nuk i ka deklaruar.

Po ashtu edhe transaksionet e shit­blerjes së disa aksioneve në kompaninë Xhoilloto dhe më pas në shitjen e saj nuk i ka deklaruar, që për ILDKP-në ka konsumuar vepër penale.

Ndaj Priftit në Prokurori që nga maji i këtij viti, janë depozituar edhe dy kallëzime të tjera, një nga sekesioni kundër prastrimit të parave pranë policisë së shtetit dhe ILDKP. Kjo e fundit, në materialin voluminoz të dorëzuar në Prokurori dyshon se ­ish-ministri dhe deputeti Prifti ka fshehur pasurinë, duke dorëzuar kontrata fiktive pasurish.

Hetimet kanë evidentuar transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare si dhe janë ngritur dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 4.6 milionë euro. Këto kallëzime mësohet se janë administruar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur hetimin e tyre, duke i kërkuar institucioneve përkatëse t’i vënë në dispozicion materialet në ngarkim të ish­deputetit Prifti

Next Post

Modelja Joanna Krupa luan basketboll pa reçipeta (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com