• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fshehu kufomën e shokut/ Dëshmia e plotë e 47-vjeçarit: E mbajta 10 ditë! Mendova që policia do…!

by Java News
25/02/2023 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Majdiel Husa, është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza.

Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

47 vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania.

Ai thotë se pasi kanë dalë nga komisariati, kanë shkuar në shtëpinë e tij në Laprakë, ku kanë konsumuar drogë por sipas tij, Tahiri kishte injektuar shumë drogë në trup dhe u bënë keq dhe më pas u shtrinë për të fjetur, por Eltoni nuk u zgjua më kurrë.

DESHMIA E PLOTË:

“Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im. Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur. Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit ku pash vetëm Eltonin duke fjetur akoma ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: “Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prape”.

Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm pasi ai e konsideronte si vëlla. Unë kam dal nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pash që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë “kur do ikë ky se më ka zënë derën”. Kam dal sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë. Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë. Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova “policia do e shohë që ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merren me mua”. Kisha frikë të tregoja”, ka treguar Husa.

Gjykata e Tiranës caktoi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për 47 vjeçarin Majdiel Husa, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Elton Tahiri u gjet i vdekur më 13 shkurt në Bërxullë, një ditë pasi shoku i tij e hodhi pranë përroit të Limuthit pasi kishte frikë se mos fajësohej për vrasjen e tij. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./m.j

Next Post
Të afërmit e aktores Eva Aliko reagojnë për komentet e Luizit: S’është aty për te të bërë fresk ty

Të afërmit e aktores Eva Aliko reagojnë për komentet e Luizit: S’është aty për te të bërë fresk ty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In