Policia ka arrestuar në flagrancë bashkëpunëtorin tjetër në lidhje me ngjarjen e djeshme për vjedhjen e argjendarisë në qytetin e Sarandës
Mësohet se i arrestuari është Artan Murtaj, 34 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, pas vjedhjes së disa bizhuterive me vlerë në argjendarinë e shtetasit M.P., në lagjen nr.1 Sarandë, shtetasi i mësipërm ka përkrahur autorin e krimit, shtetasin Nikolin Baka, duke e ndihmuar këtë të fundit me fshehjen e tij. /b.d