• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fshehu 23 mln euro, Doshi: Ka më të pasur se unë…i kanë me emër tjetër

by
15/05/2015 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi hedh poshtë akuzat e ngritura nga ILDKPKI ndaj tij ditën e sotme për fshehje të pasurisë në vlerën e 23 milionë eurove. Në një intervistë për Ora Neës, Doshi shprehet se asnjë prek akuzave të ngritura ndaj tij nuk qëndron ndërsa shton se ai është i vetmi deputet qe ka deklaruar pasuritë në emër të tij.

Ai nënvizon se është një nga deputetët më të pasur në Shqipëri por me pasuri të deklaruar, ndërsa shprehet se ka të tjerë më të pasur se ai por që nuk i deklarojnë.

Doshi: “Të gjitha këton janë shpifje dhe sajesa. Unë që në 2005 që kam hyrë në politikë i kam deklaruar të gjitha dhe i kam të gjitha në emër tim. Këto shifra nuk bëhet fjalë jo me 23 milion euro, por nuk bëhet fjalë as me 1 mijë euro që unë kam transferta apo pastrim parash të padeklaruara”.

Gazetarja: Sa i pasur jeni?

Doshi: “Të verteta nuk ka pas asnjëherë, të pavërteta ka pas gjithmonë. Unë jam kotrolluar për këtë çështje dhe asnjëherë nuk kanë gjetur asgjë dhe nuk kanë shans me gjet”.

Gazetarja: Jeni vërtet njëri nga politikanët më të pasur në Shqipëri?

Doshi: “Të deklaruan po, kurse ata që i kanë të padeklaruara janë shumë më të pasur se unë”.

Gazetarja: Po thoni që ka politikanë të pasur dhe që fshehin pasuritë?

Doshi: “Të gjithë ata që kanë qenë ministra dhe që janë sot. Të gjithë janë më të pasur se unë, por nuk mund t’i deklarojnë. Qetësia ime është se çdo gjë është në emrin tim, ndërsa ata e kanë në emrin e të tjerëve. Dhe kanë pasur probleme disa ministra që i kanë vënë në emër të tjerëve dhe për fat të keq ka qëlluar ndonjëri bixhozxhi dhe i ka lënë në bizhoz dhe nuk munden as t’i kërkojnë”.

Doshi i cilëson këto akuza si politike dhe se nuk ka frikë të përballet me to në Prokurori.

Doshi: “Unë jam i vetmi në ato biznesmenë dhe politikanë që në 2008 kur kam shitur aktivitetin e kompanisë gjermane, 18 mln  euro, unë i kam paguar shtetit 1 milion e 800 mijë dollarë taksa. Për 10 vjet, kjo është e pesta herë që kontrollohem”.

Next Post

Erdogan: Sinjale pozitive nga Rama-Nishani për bllokimin e Gylen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In