• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Erdogan: Sinjale pozitive nga Rama-Nishani për bllokimin e Gylen

by
15/05/2015 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e Presidentit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, për mbylljen e shkollave të rivalit të tij politik Fejtullah Gylen duke e cilësuar si lëvizje terroriste, bëri jehonë të madhe në politikën dhe shtypin shqiptar.

Por vetë Presidenti turk pas vizitës në Tiranë shprehet i bindur se ka gjetur mbështetjen e duhur nga qeveria shqiptare për mbylljen e shkollave.

Siç raporton Top-Channel, gjatë kthimit në Ankara, në avionin presidencial, Erdogan ka deklaruar para gazetarëve se Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama kanë pasur një qasje pozitive, në lidhje me kërkesën e tij për insitutcionet arsimore të Gylen në Shqipëri.

Nga ana tjetër Tirana zyrtare e ka bërë të qartë se cila do të jetë përgjigja e Shqipërisë, pasi ditën e sotme Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla theksoi se shkollat nuk do të mbyllen pasi ato plotësojnë kriteret dhe janë konform ligjit.

Në fakt pas prishjes së marrëdhënieve me Gylenin, Presidenti turk ka kërkuar me forcë nga çdo drejtues shteti dëbimin e aktiviteteve të kësaj lëvizjeje nga vendet e tyre.

Vetëm pak kohë më parë në mediat turke u publikua edhe një bisedë telefonike mes Presidentit amerikan Obama dhe Erdoganit, ku ky i fundit i kishte kërkuar ekstradimin e Fethullah Gulenit nga Amerika.

Presidenti turk, atëherë pretendoi se kishte marrë një përgjigje pozitive nga ana e Presidentit Obama, por disa ditë më pas zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë e përgënjeshtroi pjesën e bisedës, që kishte të bënte me esktradimin e Gulenit.

Next Post

Calvin Harris la Ritën për Taylor Swift

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com