• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fshehje pasurie dhe korrupsion, Prokuroria: 9 vjet burg kryekomunarit Drita

by
20/05/2015 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 9 vjet burg dhe 5 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për kryetarin e Komunës Bërzhitë në Tiranë, Genc Drita i akuzuar për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “fshehje e deklarim të rremë të pasurisë.”.

Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet burg dhe 5 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për shtetasin Armando Burri, përgjegjës i zyrës së Taksave në këtë komunë, i akuzuar gjithashtu për “korrupsion pasiv.”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, rezultoi se dy të pandehurit i kanë marrë një shtetasi shumën 4500 euro në këmbim të dhënies së lejes së përdorimit të një hapësire publike në territorin e komunës Bërzhitë.

Të pandehurit, i cili u arrestua në flagrancë, Armando Burri, iu gjet shuma 1500 euro (pjesa e fundit e parave dhënë nga personi që kërkonte lejen e përdorimit). Pak më vonë u arrestua edhe kryetari i Komunës, Genc Drita, pasi Burri, pak momente para arrestimit e kishte njoftuar kryetarin se kishte marrë paratë për dhënien e lejes së përdorimit.

Po ashtu, ndaj kryekomunarit Drita, dy ditë pas arrestimit të tij në flagrancë për “korrupsion pasiv”, ILDKPKI ka dorëzuar një kallëzim penal për “fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë”. Sipas kallëzimit të ILDKPKI, Drita ka fshehur kontratën e sipërmarrjes për blerjen e dy apartamenteve, me vlerë totale rreth 125.280 euro, si dhe ka fshehur sipërfaqen e truallit 1000 m2 me kufizim në rrugën automobilistike Tiranë- Elbasan.

Gjatë hetimit dhe më tej në gjykim,  Genc Drita ka deklaruar se ka nënshkruar një kontratë fiktive me subjektin ndërtues “M…..” me qëllim të merrte një kredi tek banka “xxxxx” (bankë e nivelit të dytë) një shumë prej 100.000 euro, ku ka lënë si kolateral një sipërfaqe prej 6.000 m2 tokë. Në lidhje me akuzën e fshehjes së 1.000 m2 truall ai shpjegon se ka harruar ta deklarojë atë dhe se nuk ka dëshiruar ta fshehë. Në këto kushte, Prokuroria kërkon shpalljen fajtor të shtetasit Genc Drita edhe për akuzën e “fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë….”.

Next Post

Investimet, Beqaj dhe Braçe zbresin në Divjakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

Cana rrëfehet për FSHF: Anglia më refuzoi vizën për tek Arsenali

August 8, 2026
Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

August 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 9 Gusht 2026

August 8, 2026
Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

Tre të burgosurit të përfshirë në konflikt ishin shokë, detaje nga sherri në burgun e Fierit

August 8, 2026
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

August 8, 2026
VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

VIDEO / Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend, dalin pamjet

August 8, 2026
Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

August 8, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Shpejtësi deri në 230 km/h, Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

August 8, 2026
Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

August 8, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbi 800 pasagjerë mbërrijnë nga Brindisi

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com