Fshehja e 1 milionë dollarëvë, para të shpenzuara për të kontraktuar disa firma lobimi gjatë periudhës mars-qershor 2017, përbën një vepër penale e dënueshme deri në pesë vite heqje lirie për personin që ka firmosur ato transaksione, konkretisht vetë Lulzim Bashën.
Dokumentat e publikuara më parë gjatë muajit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë vërtetuan këto transaksione, të cilat janë kryer nga llogari anonime, të vendosura në parajsa fiskale si Belize.
Ndërkohë, sipas deklaratës së paraqitur nga PD në KQZ, për shpenzimet e fushatës, demokratët deklarojnë vetëm 581 milionë lekë të vjetra shpenzime, duke fshehur një milionë dollarë.
Ironikisht, në deklaratën e paraqitur nga PD, shkruhet: “Duke qenë i/e vetëdijshëm për pasojat ligjore në rast të deklaratave të paplota, të pasakta ose të rreme, dhe në bazë të njohurive të mia më të mira dhe me përgjegjësi për përgatitjen e këtij raporti, unë konfirmoj vërtetësinë e të dhënave të paraqitura në këtë dokument”.
Me ose pa vetëdije, ajo që Basha ka bërë në fakt, duke paraqitur këtë deklaratë, është shkelje e nenit 180, pika a, e Kodit Penal, për “fshehjen e të ardhurave”, pjesë e krimeve të seksionit ekonomik. Kjo është një vepër penale e dënueshme deri në tetë vite burgim.
Ndërkohë, ky veprim e vendos Bashën në kundërshtim me nenin 326, për falsifikimin e materialeve zgjedhore. Dokumenti i paraqitur në KQZ është në fakt një material zgjedhor dhe shpallja fajtor për këtë krim është e dënueshme deri në 7 vite burgim. /lexo.al