• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fshehja e Shkëlzenit dhe roli i Aldo Bumçit si shejtan budalla

by Mero Baze
14/12/2023 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shkëlzen Berisha, ju shmang sot ballafaqimit me drejtësinë, duke përsëritur kështu skenarin e babait të tij, pë rmos gjetje adrese. Dhe këtu nuk është se postieri e ka aq të lehtë. Të gjitha shtëpitë që ka në emër të vet I ka dhënë me qira, kurse vet jeton në një vilë që ja ka marrë me qira gruaja, nga ato vila që jepen me 20 mijë euro në muaj, por për atë jepet 2 mij euro në muaj.

Kështu që dhe postieri e ka të vështirë, pasi ka trokitur në gjithë dyert që ai nuk është dhe jo atje ku e dinë të gjithë ku është.

Pak a shumë si ai përshkrimi që bënte gjyqtarja për mos marrjen e fletëthirrjes nga Berisha, ku ngjiteshin në kat të katërt e dilte Argita, uleshin në kat të tretë u dilte Shkëlzeni por babai nuk gjendje. Tani gjendet babai por nuk gjendet i biri.

Por kjo ka pak rëndësi.

E rëndësishme është që I biri I Sali Berishës tani e kupton që nuk tallet dot më me drejtësinë dhe po përpiqet të fitoj kohë dhe të fshihet me procedura, duke u future dhe ai si I jati në tualet sa herë troket dera dhe sjell letër nga SPAK.

Dhe ka disa arsye përse e bën këtë.

E para kërkon të kuptojë se çfarë thonë dëshmitarët e tjerë dhe çfarë pyetje mund të ketë për atë.

Aldo Bumçi, ka pranuar se e ka takuar atë në vitin 2007, për çështje politike në zyrën e tij. Në atë kohë Aldo Bumçi ka qenë I fundit në PD që mund të pyetej për çështje politike, kurse Shkëlzeni formalisht nuk ka pasur asnjë post politik. Madje në kulmin e fushatës elektorale 2006-2007 për zgjedhje lokale , ai ka qenë tërësisht I angazhuar të bënte letrat dhe VKM e Gërdecit dhe shante korridoreve të PD Ilir Rusmalin dhe Ridvan Boden që po ja vononin.

Aldo Bumçin nuk e kishte njeri në llogari. I vetmi problem që kishte PD me të ishte që nuk kishte hequr ende nga puna shoferin dhe sekretaret e Fatmir Xhafës. Për këtë dhe e hoqën pas zgjedhjeve.

Me këtë deklaratë si shejtan budalla, Aldo Bumçi thjesht ka pranuar lobimin e djalit Sali Berishës për VKM që kërkonte dhe miratimin formal nga Ministria e Drejtësia.

Loja e tij e dytë si shejtan budalla është ajo me shënimin mbi faksin “Për Shkëlzen Berishën”. Vazhdon të thotë se ia nuk është shkrimi I im dhe se letra nuk ka vulë.

Po, po. E dimë që nuk është shkrimi yt dhe e dimë që nuk ka vulë, pasi për këtë arsye I është dërguar Shkëlzenit të jap miratim parak pastaj të vuloset e firmoset. Dhe shënimi nuk ka thënë askush që është bërë nga Aldua.

Thjeshtë është dërguar nga faksi i zyrës së Aldo Bumcit dhe për këtë ka provë shkencore, kokën e faksit.

Pra Aldua thjeshtë po përpiqet të mbroj vetën duke zhytur dhe më thellë Shkëlzenin por dhe veten e tij duke thënë gënjeshtra para prokurorëve.

Së treti që është dhe më e rëndësishme, Shkëlzeni ka gjurmë të tjera të pashlyeshme në tragjedinë e Gërdecit qysh me punësimin e burrit të tezes apo baxhanakut babait të vet tek telefonatat e vazhdueshme me Delijorgjin para tragjedisë dhe 20 minuta pas saj, e deri tek dëshmitarë që e njihnin atë për pronarë real.

SPAK nuk e ka të vështirë ti hetojë ato edhe pa Aldon.

Por mbi të gjitha Shkëlzen Berisha ka problem me përpjekjet e tij për të fshehur pasuritë dhe pastruar parat pas Gërdecit me manovrat e tij banale, me boronica, me pagesat që ka marrë me njerëzit që fitonin PPP nga Berisha dhe me miqtë e rrethit të ngushte të tij që dalin pronarë tokash të familjeve të mëdha shqiptare nga Lalzi deri në Ksamil.

Ndaj ka bërë mirë që nuk u nxitua të shkonte që sot në SPAK. SPAK aty është nuk mërzitet. Nëse nuk ja gjen shtëpinë, e gjen vet Shkëlzen Berishën dhe shoqëron forcërisht. Nuk besoj se këtu shkelet kushtetuta, pasi imuniteti I babit nuk transmetohet gjenetikisht tek I biri.

E rëndësishme është që ai u fsheh si mi para drejtësisë dhe ky është dënimi I parë publik që i ka dhënë vetes para shqiptarëve, që presin të përballet me drejtësinë.

Next Post
I zhdukur prej më shumë se një javë, familjarët vijojnë kërkimet për 43-vjeçarin në Dibër

Emri/ Tragjike: 38 vjeçari mbytet në kanalin e hidrocentralit në Sarandë

Comments 1

  1. Fasĺli Zyba says:
    3 years ago

    Ky është fundi i qelbësirave. Shumë gjatë qëndruan dhe na pinë gjakun, por shpirti nga bytha do ju dalë nga i pari tek i fundit. Zoti është i madh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

July 9, 2026
“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

July 9, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

“Protesta, një betejë politike”, Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

July 9, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

“Sorra inkubatorësh nga Prishtina dhe Tetova, të maskuar si shqiponja diaspore”, Balla: Ja dy protestuesit e arrestuar për 11 mijë doza drogë

July 9, 2026
VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

July 9, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Vranësira dhe temperatura të qëndrueshme, si parashikohet moti për ditën e sotme

July 9, 2026
Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

July 9, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In