Trafikantët e drogës përdorin gjithmonë mënyra të reja për të transportuar lëndët narkotike nga vendi i prodhimit në vendin e shitjes. Së fundmi, Policia kolumbiane ka zbuluar rreth 300 kilogram kanabis të fshehur në një arkivol.
Sipas të përditshmes kolumbiane “El Tiempo”, zbulimi u bë nga policët pas një kontrolli rutinë, kur ndaluan një makinë në Pamplona, në veri të vendit. Makina e shërbimeve funerale po përpiqej të kalonte nga Kolumbia për në Venezuelë. Në total brenda arkivolit ishin 514 pako, të cilat kishin zënë thuajse të gjithë hapësirën. /l.m