• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fshati ynë s’ka budallenj

by Frrok Çupi
10/11/2021 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Dje ishim në Pogradec; ata që do të mblidheshin në sallën ‘Lasgush Poradeci’ nuk u dukën deri në minutën e fundit kur erdhën makina nga Tirana dhe nga Korça. ‘Lasgushi’ kishte mbetur i vetëm gjatë gjithë ditës. Vetëm disa fëmijë dhe disa të rrjedhur nga mendtë po prisnin orën pesë pasdite, njësoj si dikur kur në qytetin e vetmuar vinte çadra e Cirkut. Do të mbahet ‘foltorja’ e ish presidentit të harruar, Sali Berisha, foltorja do të gjëmonte kundër dy armiqve,  njëri shumë i vogël dhe tjetri shumë i madh: Basha dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E gjitha duket si një ‘puzzle’. Në fjalë- kryq kërkohen disa enigma: Kush do të fshihet në sallën e Lasgushit?; cili deputet nuk ka ardhur edhe pse nga larg ka dëshmuar zell për ‘foltoren’?; çfarë janë këta që rrethojnë Berishën herë me shishe rakie e herë me kallashnikov?; çfarë i ka lidhur pas Berishës ish- zyrtarët e tij….

Dhe më në fund, Lasgushi, vallë pse nuk shfaqet me emrin e tij të vërtetë?…

Sa herë shikoj njerëz të çartur folklorikë të ‘foltores’, më shfaqet një fshat i largët në Mal të Zi. Fshati Savnik është dëshmitari i fshehjes së një njeriu të kërkuar pas luftës në Bosnjë. Edhe këta të foltores i mbështillen Berishës rreth një tavoline blu dhe duket se e fshehin ‘burrin e madh’. Këtu te ne e fshehin në mjegullën e epsheve, të rakisë, të vrullit dhe të tymit të barutit. Në fshatin Savnik, gati njësoj, mbanin një ‘burrë të madh’ të mjekësisë dhe politikës serbe, Radovan Karaxhiç. Karaxhiç, pasi kreu krimet e patregueshme me 8000 myslimanë të vrarë në Srebrenicë, doli në natyrë për të gjetur strehë ku të mos e kapnin dot. Shumë investigatorë të Evropës menduan se mund të ishte fshehur në fshatin e lindjes, në Savnik; dhe kjo nuk ishte e gabuar. Gazetarja e BBC që shkoi në fshat për një dokumentar, u end disa ditë nëpër peizazhin e mrekullueshëm me shkëmbinj të bardhë dhe me pishë të shëndetshme. Në çdo familje ku hynte gjente bujari, një gotë raki te oxhaku dhe menjëherë një këngë me sharki. Gjithnjë kënga niste me vargun: ‘Në fshatin tonë nuk ka tradhtar!’.

A ka tradhtarë në ‘foltoret’ e Berishës?

Sigurisht, jo në të gjithë elementët e tregimit mund të bëhen paralele; por të paktën disa prej tyre janë të ngjashëm, si me dokumentarin e BBC.

Prej kohësh, mes atyre që mbushin foltoren e Berishës, ka nisur një revoltë e egër kundër bullizmit. Dikush, një herë, paska thënë në media se atje janë mbledhur ‘disa budallenj’, ose ‘llumi’. E gjithë revolta ‘popullore’ foltorase është mbledhur në këtë pikë; ndërsa revolta e liderit i drejtohet tjetërkujt: Sa Shteteve të Bashkuara, aq edhe ‘të pabesëve’ në PD. Këtu është vija ndarëse: ‘Populli’ i foltores as e ka idenë se cili është George Soros e çfarë bën ai, por ka hallin që të mos i quajnë ‘budallenj’; ndërsa vetë lideri i foltores nuk ka hallin e askujt- veçse hallin e vet.

Kjo është njëra arsye pse fshati i foltores këndon vargjet ‘fshati nuk ka budallenj’.

Arsye të tjera pse secili aty kërkon që të mos jetë ai që është:

Këtu në foltore po mblidhen ‘shokët e ngushtë’ të Berishës. Këta janë ministra të tij, zëvendësministra, drejtorë…, të gjithë ata që po të mos shkojnë në ‘foltore’ kanë frikë se do të kallëzohen nga brenda për korrupsion. Shumica e tyre nuk vijnë në ‘fshat’ veçse bëjnë isharete nga larg: Në momentin kur ‘çadra e cirkut’ do të shkrehet, këta bëjnë sikur nuk kanë qenë në foltore. Basha është shpallur ‘besë- prerë’ në fshat.

Në foltore po mblidhen ‘tezakët’ e Berishës, ata që dinë më shumë se ministrat dhe padronët e tyre. Berisha e kishte ndërtuar pushtetin valë- valë: Të pa votuarit kishin më shumë pushtet se të votuarit…, e me radhë. Nisur që nga fëmijët e tij, që kishin gjithë pushtetin e vendit, por pa votë. Pastaj ata që u morën me Al- Qaeda-n, Milloshevicin, Arkanin, Bin Laden-n, me Konferencën Islamike… Disa prej tyre edhe kanë vdekur të helmuar… Një pyetje e thjeshtë: Nuk po sulmohet Basha pse ka takuar Gaddafin e Libisë, pak para se ai të vritej nga amerikanët? Pse vallë…

Në ‘foltore’ ka edhe shumë ‘shula’ që mbushin radhët; këta janë të përjetshëm dhe për këta nuk ka këngë, sepse janë të dukshëm.

Të pa- dukshëm janë gjithë elementët e tjerë: Nga vijnë këta të sallës?, ku do t’i çojë foltorja?, a do të mbrohet dot Berisha me maskën e foltores që ia kanë quajtur ‘bunker’, sa kohë ka për ‘cirkun’ në natyrë?

… Vetë salla e Pogradecit me emrin ‘Lasgush Poradeci’ më krijoji një assosacion me atë që fshihet pas një gjëje të caktuar: Emri i vërtetë i Lasgushit nuk është Lasgush, por është  Llazar Sotir Gusho- tjetër nga çfarë e njohin militantët e foltores…

Kur të ketë ikur Berisha, me siguri do të fajësojnë edhe Lasgushin

Next Post
Gabriel Escobar: SHBA e sheh ‘Open Balkan’ si një mundësi!

SHBA paralajmëron pas ‘non grata’-s për Berishën/ Escobar: Do vendosen sanksione ekonomike ndaj liderëve dhe kompanive që i mbështesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In