Efektivët e policisë rrugorë në komisariatin e Librazhdit kanë arrestuar këtë të hënë shtetasin Dëfrim Dervishi, 51 vjeçar, banues i fshatit Katjel. Arsyeja e ndalimit ka qenë një 10 mijë lekësh që Dervishi ka futur në dokumenta, kur është ndaluar për mosvënie të rripit të sigurimit.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Urakë – Qaf Thanë, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 123 AH në shkelje të Kodit Rrugor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. /java/a.k