• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Fshatar”, “do bëhesh pishman”, përplasja në gjyq me prokurorin që u pasua me dhunimin e avokatit

by A R
21/07/2018 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit kanë fiksuar momentin e dhunimit të avokatit Ilia Ilia dhe kanë identifikuar si autorin kryesor shtetasin Mondi Voga.

Ky i fundit është shpallur në kërkim që ditën e ngjarjes, pasi vetë i dëmtuari ka arritur ta identifikojë atë që në momentin e parë dhe ta referojë emrin e tij në organin e hetimit si person që ka lidhje me prokurorin Arjan Ndoj. Lidhja e prokurorit me agresorin e avokatit është konfirmuar tashmë edhe me foto mes tyre.

Për këtë shkak, Arjan Ndoj është person në hetim si i dyshuar se ka organizuar sulmin ndaj avokatit, me të cilin ishin konfliktuar keqas verbalisht një ditë para ngjarjes në një seancë gjyqësore.

Pasi avokati i është drejtuar duke e cilësuar atë “fshatar”, prokurori ia ka kthyer po në sallën e gjyqit se “do të bëhesh pishman”.

Të paktën ky është versioni i treguar nga i dëmtuari Ilia për “Panorama” ditën e ngjarjes, çka ai akuzoi publikisht prokurorin si organizator të sulmit. Madje ai ashtu i përgjakur pas ngjarjes, është ngjitur në zyrën e prokurorit nga ku i është drejtuar se “do të ma paguash shtrenjtë këtë që më bëre”.

Gjatë marrjes në pyetje, Arjan Ndoja ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje. Tashmë, mbetet enigmatike se si ka korresponduar në mënyrë kaq zinxhir brenda dy ditësh e gjithë situata, ku një ditë më parë avokati konfliktohet me prokurorin dhe të nesërmen, miku i këtij të fundit e dhunon avokatin përpara derës së Prokurorisë.

Vetë avokati deklaroi ditën e ngjarjes se agresori i kishte përmendur incidentin me prokurorin Ndoj para se ta godiste.

“Më datë 19.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.V., 42 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Në bashkëpunim me një shtetas tjetër, pranë Gjykatës Durrës, ka goditur me grusht avokatin I.I., vjeç 60, banues në Durrës. Gjithashtu, është identifikuar edhe bashkëpunëtori i tij dhe po punohet për arrestimin e tij”,- deklaroi Policia.

Ndërkaq, mësohet se Policia e Durrësit ka shkuar në banesën e Mondi Vogës në Krujë, por ai mesa duket kishte marrë arratinë. Voga u shfaq pa maska bashkë me bashkëpunëtorin e tij. Në pamjet e kamerës së sigurisë duket që personi tjetër largon një inspektor policie, me të cilin Ilia po shoqërohej në ato momente. Më pas, Voga e qëllon me grushte, derisa inspektori dhe një tjetër qytetar ndërhynë./Panorama

Next Post
VIDEO/ Fëmija po binte nga kati i katërt, por aty ishin dy heronj

VIDEO/ Fëmija po binte nga kati i katërt, por aty ishin dy heronj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In