• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Frymën e fundit e dha në fushën e blertë”, Meta i jep titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” ish-futbollistit të njohur

by Ardit Rada
25/10/2020 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka nderuar pas vdekjes ditën e sotme një nga legjendat në futbollin shqiptar, Abdurrahman Roza Haxhiun, ose Roza Haxhiun, siç e njohin të gjithë lushnjarët dhe shqiptarët.

Futbollisti është nderuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Kreu i shtetit ka folur me superlativa për Haxhiu, si një talent të rrallë duke e quajtur “martir” i futbollit.

“Privilegj të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, një nga legjendat e sportit tonë, Abdurrahman Roza Haxhiun, ose Roza Haxhiun, siç e njohin të gjithë lushnjarët dhe shqiptarët, një nga futbollistët tanë të mëdhenj dhe të paharruar, i vlerësuar në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare për kontributin dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura në pak kohë.

Aq më tepër është kënaqësi, që ky vlerësim bëhet në këtë vit historik të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, ku familja Haxhiu, ka pasur një kontribut të veçantë. Roza Haxhiu, ishte një futbollist i shquar, i viteve 50-60’, talent i rrallë, golashënues i klasit të parë me Ekipin Kombëtar, me Lushnjën, Dinamon, Besën dhe sidomos me Partizanin ku u shpall disa herë kampion kombëtar, fitues i Kupës, si edhe mori medalje të argjendë në turneun e Laipcigut.

Nëse sporti ka martirët e tij, Roza Haxhiu, është një nga ata luftëtarë, që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit, i aksidentuar nga një goditje vdekjeprurëse në kokë e cila i mori edhe jetën, që ai aq bukur dinte ta jetonte. I dalluar si mesfushor me vizion të gjerë, i papërtuar, i shkathët, teknik, me një diapazion të gjerë për lojën, e mbi të gjitha, me një shpirt tepër të madh, Roza Haxhiu, luajti edhe për Ekipin Kombëtar, ku u dallua për teknikën dhe cilësitë e tij, duke u kthyer në një simbol të futbollit tonë.

Shembulli dhe virtuoziteti i tij, kanë mbetur në kujtesën e sportdashësve tanë dhe është shkruar me gërma të arta në historinë e sportit tonë. Mirënjohje, respekt dhe i paharruar kujtimi i Roza Haxhiut për gjithçka i dha sportit lushnjar dhe atij kombëtar, si një legjendë e paharruar dhe burim i përjetshëm frymëzimi për gjeneratat e reja të sportistëve”, shkruan Meta.

/e.rr

Next Post
SHBA kalon shifrën e 116 mijë viktimave nga COVID-19, 28 mijë raste brenda 24 orëve të fundit

Priten 700 vdekje në ditë, SHBA shënon rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19 që nga vera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In