Fryhet Facebook: rrjeti social arrin 1.49 miliard klientë
Kush ka aksione në rrjetin social të Facebook ka të drejtë të gëzohet. Klientët e rrjetit më të madh në botë të komunikimit kanë arritur tashmë në 1.49 miliard. Bëhet fjalë pë rata që e kontrollojnë adresën e tyre në Facebook të paktën një herë në muaj. Ndërkohë ata që e bëjnë këtë gjë çdo ditë, janë 968 milion, nga 936 milion që ishin tre muaj më parë. Edhe çmimi për çdo aksion të Facebook ka pësuar rritje. Ai tani vlen 50 cent në bursë.