• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fruthi, Manastirliu: Nuk ka vend për alarm, por të mos neglizhohet vaksinimi

by A R
05/02/2019 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në një studio televizive se fruthi nuk qarkullon vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe Europë dhe nuk ka vend për alarm.

“Është një raporti i Institutit të Shëndetit Publik që thotë janë 51 raste me fruth, në 120 raste te dyshuara. Fruthi nuk qarkullon vetëm në Shqipëri por edhe në rajon dhe Europë.  Detyra që kemi është parandalimi. Kryesisht mosha më e prekur është ajo nën 2 vjeç, kjo për shkak se ose nuk janë vaksinuar ose kanë shtyrë datën e kalendarit të vaksinimit. Dua t’u bëj apel prindërve që të mos hezitojnë të bëjnë ose neglizhojnë vaksinimin. Vaksina mbron dhe shëron jetën ndaj të gjithë prindërit nuk duhet ta neglizhojnë vaksinimin.

Manastirliu tha ndër të tjera se vaksinat që vijnë në Shqipëri janë 100% të sigurta dhe të certifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Vaksinat që vijnë në Shqipëri janë të sigurta dhe janë 100% cilësore, të certifikuara nga OBSH.  Shqipëria është ndër vendet me 95% të vaksinimit madje mbi 68 mijë vaksnime janë kryer jashtë kalendarit, nga individët e viteve 1980-1990”, -tha Manastirliu.

Lidhur me kulturën e depistimit të hershëm, pra kontrollit të vazhdueshëm dhe kapjes në kohë të sëmundjeve të ndryshme, ministrja tha se Shqipëria nuk është në nivelin e pritshëm.

“Për fat të keq, kultura e kujdesit ndaj vetes nuk është në nivelin e  pritshëm ndaj edhe detyra jonë është që të parandalojmë. Programi i kontrollit bazë është ndër programet me të mira për të parandaluar sëmundjet e hershme dhe për të parandaluar problematika. Kemi një program të ri, që është miratuar dhe financuar këtë vit. Brenda muajit shkurt fillojmë programin kundër qafës së kancerit të mitrës tek gratë. Është falas për të gjitha gratë. Të gjitha shërbimet e kujdesit parësorë sidomos për semundjet tumorale janë falas për gratë. Sipas ISHP janë 5500 raste ne vit të prekura nga tumoret. Lidhur me vdekshmërinë jemi në profilet e vendeve europiane dhe të rajonit”, -shtoi ajo, ndërsa vuri në dukje se dy llojet e kancerit më të përhapur është ai i mushkërive dhe gjirit.

/a.rada

Next Post
Historia e Dritan Gremit, ish-emigranti që kthehet në Shqipëri dhe hap një klinikë

Historia e Dritan Gremit, ish-emigranti që kthehet në Shqipëri dhe hap një klinikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In