• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frustrimi që nxori në pah Dua Lipa në Tiranë

by Mira Kazhani
27/07/2021 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Dua Lipa është këngëtarja kosovare që ka arritur majën e botës së muzikës me artin e saj.
Historia e një emigranteje, që e provoi fatin me modeling dhe me konkurset e muzikës, derisa ylli një ditë i shkëlqeu.
Për kombin shqiptar dhe dy shtetet tona nuk ka fushatë imazhi më të mirë sesa suksesi i njërit nga ne.
Fundjava në Tiranë nisi me lajmin e Dua Lipës që po rindërton një kopsht pas tërmetit që goditi Shqipërinë në 2019-ën.
Nëse do të ishte vetëm kaq, Dua do të largohej thjesht si ylli që erdhi në Shqipëri, pooor darka dhe pritja që iu bë asaj familjarisht me kryeministrin dhe kryebashkiakun, i ndezi disa xhelozi jo për Duan – se fama dhe talenti i saj ta bëjnë të pamundur të merresh me të personalisht -por ngjarja provokoi ndjenja artistësh, të cilët ndihen të pavlerësuar personalisht nga Shqipëria.

Me siguri këtu ka edhe plot të tjerë që mendojnë se Shqipëria iu rri e vogël dhe siç thoshte dikur një ish- kryeministër “ç’t’ju bëj që keni Francën, se dija unë si ju sillja vërdallë”. Këtu ka politikanë e gazetarë që besojnë se në Manhattan, Londër edhe Romë do kishin qenë në apogjeun e tyre. Sigurisht, shumë nga këta mund të mos kishin asnjë shans dhe ndoshta disa do shisnin hamburger, sepse sa më i fortë shteti aq më e fortë konkurrenca. Dhe falë Shqipërisë, këtu ka Vip-a me shumicë.

Shqipëria është treg i vogël dhe që nuk të jep mundësi as para 60-milionësh as 200- milionësh, por ky është vendi ynë e s’na takon ta mallkojmë, por ta pranojmë dhe sidomos ta ndryshojmë! Jo vetëm duke ndryshuar fatin personal, por duke e parë si një histori kolektive dhe shans të barabartë

Politika 30 vjet s’ka mundur të krijojë një traditë në sporte dhe art. Ose ka qenë me hope, ose krejt spontane, si me kampionatin europian. Ka funksionuar me favore personale dhe me individë dhe asnjëherë si një ndërmarrje për vendin dhe brezat.
Ajo do të gjykohet në të ardhmen për këtë borxh. Sepse, sot është ky ngërç që ndikon të biem në kurthin e xhelozive dhe personalizimeve. Peshkohemi lehtë, si nga xhelozia dhe krenaria. Çështja është të shohim përtej hundës tonë.

Për ata që ia dalin vetë, pavarësisht gjithë këtyre frenimeve, ka vetem respekt, siç është rasti i Dua Lipës; provë e gjallë e suksesit të një emigranteje në dhé të huaj, në një vend ku askush s’ia ka shtruar tapetin e kuq dhe ka garuar si të gjithë adoleshentët ëndërrimtarë, pa asgjë nga pas, as para, as makineri, as portale e gazeta e revista promovuese.

Ndërsa suksesin që varet edhe nga talenti e politika e tregojnë Distria dhe Nora!
Kosova ka talente dhe pikë! Është një dhunti por duhet të ketë edhe diçka më shumë, qoftë edhe në mënyrën si punohet dhe disiplina që vjen prej shumë faktorësh historik, politik, e shoqëror!
Dy fitueset nga Kosova në Lojërat Olimpike të Tokios janë një leksion jo thjesht krenarie, se krenaria është ndjenjë rrjeti dhe që shpejt kthehet në urrejtje, por mësim se diçka vilet qoftë edhe nga një investim më shumë apo ligj i mirë.

Nuk postova urime personale, sepse po përpiqem të realizoj intervista me Çikat e Tokios, por derisa ta realizoj, u interesova të kuptoj çfarë ka diçka përtej punës dhe talentit, trajnerit, që i ka bërë këto vajza fituese.
Me një mik prej Kosove pasi theksuam për të njëqindën herë në telefon se Kosova ka talente, mesova se veç kësaj në sport është bërë një ligj favorizues. Ligji i Sportit i jep më shumë mundësi investimeve. “Ata janë me kohë përpara Shqipërisë në kuadrin e organizimeve dhe sponsorizimeve” – më tha ai.

Ndërkaq, nga Shqipëria nuk kemi pasur ende një fitues (uroj të ketë), por nëse askush nuk fiton duhet të merremi me çfarë po ndodh. Jo me personin as personalisht, jo me pasojën siç ngjet rëndom por me shkakun.
Duhet ta trajtojmë pa kompleks dhe të kërkojmë llogari pse nuk kemi fitues në Tokio, pse nuk i kemi yjet yje!? Çfarë ndodh këtu? Pse nuk ka fusha për t’u stërvtiur, si ushqehen, a ushqehen? A ka trajnerë të specializuar në sportet e tjera veç futbollit, si në not, tenis, gjimnastikë, xhudo, karate. Ku stërviten? Çfarë motivimi ka për ta?

Sa herë që dal nga liqeni më ndodh të shoh fëmijë që luajnë tenis ose vajza dhe djem që vrapojnë e nga muskujt duken që merren me një sport. I admiroj në heshtje, por si gazetare dua t’i ndihmoj me fjalë. Unë dhe kolegë të mi e dinë që këto janë investime të “rrezikshme” për politikën sepse ta kthejnë pas 30 vjetësh.
Dhe të investohesh në sport e art kërkon një politikë humaniste dhe largpamëse, specifikisht jo egoiste.
Detyra e shtetit dhe qeverive është të investohen për një të ardhme që frytet t’i sjellë edhe pas vitesh dhe jo për në mandatin e radhës. Duhen vënë edhe tulla aty ku tullat nuk shihen me sy të lirë.

Kështu ndoshta do të ndërtojmë një shoqëri me më pak xhelozi e frustrim dhe kjo ka vetëm një mënyrë: investim tek fushat e talenteve dhe mjeshtërive! Investim aty ku s’ka direkt fitim! Gjithkush duhet të ketë shansin të matë veten në vendin e tij, dhe sidomos të zhvillojë ëndrra, punë e madhe edhe nëse ndodh mos të bëhen realitet. Dhe pa asnjë dyshim, për artin individual dhe sportet individuale ka edhe një fat e punë personale, që s’varet për fat as nga skuadra, as nga vendi apo më keq akoma nga politika, por thjesht nga talenti. /Tirana.post/

Next Post
I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikania: Temperatura gjatë javës deri në 43 gradë

"E prisnim pas vitit 2040"/ Eksperti grek i shqetësuar: Temperatura do arrijë deri në 43 gradë Celcius

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In