• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Frroku kundër prokurorëve belg: Duhet të ishin arrestuar në gjyq, dhanë dëshmi të rreme

by A R
23/11/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy dëshmitarët belgë që dëshmuan kundër ish-deputetit Mark Frroku, janë hedhur poshtë nga vetë i pandehuri. Në seancën e djeshme gjyqësore, ish-deputeti kristiandemokrat hodhi akuza të forta në lidhje me dëshmitë që Steven Van Deneste dhe Josef Overdin, oficerë gjyqësorë pranë Prokurorisë së Mbretit dhe në Bruksel, dhanë para togave të zeza të Gjykatës së Tiranës pak ditë më parë. Ata kanë konfirmuar se ish-deputeti Frroku është i përfshirë në vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur 17 vite më parë në Belgjikë, dhe se të dhënat i kanë grumbulluar nga dëshmitarë anonimë, duke mos dhënë shumë detaje lidhur me provat që i kanë çuar ata në këtë përfundim. Ndërkaq, seanca e djeshme gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Mark Frroku u shty, pasi kishte një moskoordinim të fashikujve e të numrave të fletëve.

DEKLARATA
Mark Frroku hodhi akuza për spekulime ndaj tij, ndërsa deklaroi se oficerët belgë që dëshmuan kundër tij duhej të ishin arrestuar në sallën e gjyqit për refuzim të deklarimeve dhe deklarim të rremë. Sipas tij, arrestimi i dy belgëve duhej të ishte bërë pasi nuk pranuan të deklarojnë nga e kanë burimin e provave të mbledhura që vërtetojnë implikimin e tij në vrasjen e ndodhur në Belgjikë. “Ju veproni me dy standarde. Janë spekulime tuajat dhe të dy dëshmitarëve belgë. Unë nuk mund të dënohem me thashetheme. Bravo iu qoftë! Vazhdoni, se e keni mbarë”, – tha Mark Frroku dje para togave të zeza dhe organit të akuzës. Përveç akuzës së vrasjes, ish-deputeti është duke u hetuar edhe për ndërtim të paligjshëm dhe mosdeklarim të pasurisë. Ndërkaq, për sa i përket vrasjes së Aleksandër Kurtit, oficeri Steven Van Deneste e ka implikuar edhe më herët ish-deputetin Mark Frroku në krimin e rëndë. Në një raport të dhjetorit 2013, të përpiluar nga oficeri Deneste, thuhet se “ne saktësojmë se nuk ekziston asnjë dyshim se ky i quajtur Mark Frroku dhe i ashtuquajturi Besnik Morina, identifikuar në kuadër të kësaj dosjeje, identifikuar edhe me emrin Mark Frroku, Dritan Drroku, Piro Sofrani, janë një, dhe i njëjti person”.

Sipas oficerit, identifikimi i Frrokut është bërë nga një foto e publikuar në median shqiptare, ku ai është intervistuar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Desentes, në raport Frroku është i implikuar në ngjarjen e ndodhur në Bruksel, por nuk sqaron rrethanat e implikimit të tij në këtë krim. SEANCA Me kërkesë të organit të akuzës, gjykata shtyu seancën gjyqësore në ngarkim të Mark Frrokut, pasi kishte një moskoordinim të fashikujve e të numrave të fletëve. Kështu, numri i fashikujve sipas prokurorisë nuk ishte i njëjtë me ato që dispononte gjykata. Konkretisht, dy prokurorët deklaruan se fashikujt janë nga 1 në 29, ndërsa gjykatës i rezultojnë 27 dhe i mungonte fashikulli 25. Po ashtu, në fashikullin 18, sipas prokurorisë, ndodhen 536 fletë, ndërsa togat e zeza konfirmuan se në këtë fashikull ka 426 fletë. Duke u nisur nga këto moskoordinime, përfaqësuesit e akuzës, Anisa Qilimi dhe Adriatik Cama kërkuan shtyrjen e seancës gjyqësore, në mënyrë që të verifikonin fashikujt dhe numrat e fletëve dhe për të kuptuar nëse ato mungojnë, apo janë emërtuar gabimisht me numra./GSH/a.m.

Next Post
Rama citon Schröder: Duhet edhe një mandat tjetër për reformat

Rama takim me kryebashkiakët: Shumë tregje duhen mbyllur, probleme të mëdha me kushtet higjenike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

November 10, 2026
“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

November 10, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

November 10, 2026
“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

November 10, 2026
Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

November 10, 2026
Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In