• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frrok Çupi: Ilir Meta po përgatit grusht shteti në 25 prill. Sinjalet janë dhënë

by Ardit Rada
08/02/2021 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi teksa komentuar ngjarjet politike në vend, e cilëson Ilir Metën si një president me vese politike shkatërrimtare dhe qeverisjen e vendit do ta shkatërrojë pikërisht me grushtin e shtetit.

Ai theksoi se Meta nuk do të pranojë mandatimin e Ramës si kryeministër dhe sipas tij, këto sinjale vijnë nga familja presidenciale dhe politika opozitare.

“Nuk mund ta them, as jo, as po. Dhe sikur të ishte president i Republikës, për mua do ishte një vlerë për shtetin. Një president pa vese do ishte e tmerrshme. Një president pa cepa do ishte e tmerrshme dhe një president që ka vetëm vese si Ilir Meta është më e rëndë se çdo gjë tjetër.

Një president pa vese do ishte e tmerrshme. Një president pa cepa do ishte e tmerrshme dhe një president që ka vetëm vese si Ilir Meta është më e rëndë se çdo gjë tjetër.

Veset e Ilir Metës janë vese politike, presidenciale, shkatërrimtare për rendin, që do të thotë se Ilir Meta shërben vetëm në klubin e vet familjar politik, shërben gjitha aktet që realisht rrënojnë të gjithë shtetin dhe shoqërinë, shërben grupimet e vogla të shoqërisë, të cilat tentojnë të marrin mazhorancë të paqenë dhe Ilir Meta përgjithësisht është presidenti i vetëm në Europën fizike, i cili është i njëanshëm kundër kushtetutës së re.

Në kohën që thuhen në boshllëk, me hipokrizi shumë të madhe që është ves dhe gjëja më e rëndë që mund të ketë njeriu, në kohën që thuhen për të dëmtuar qeverisjen e vendit, për të kryer një grusht shteti që ka menduar ta kryejë me 25 prill siç dhe po flitet. Këto më thoni nëse  nuk janë vese apo virtyte. Çfarë virtyti mund të jetë për një president shkatërrimi i shtetit?”, tha Çupi në “Top Talk”.

Pjese nga biseda:

Pyetje: A është skenar politik marrëveshja Rama-Nano për të mbështetur Ramën për mandatin e tretë dhe të bëhet president.

Çupi: Nuk mund ta them, as jo, as po. Dhe sikur të ishte president i Republikës, për mua do ishte një vlerë për shtetin.

Pyetje: E ka sulmuar Ilir Meta duke i kujtuar veset.

Çupi: Një president pa vese do ishte e tmerrshme. Një president pa cepa do ishte e tmerrshme dhe një president që ka vetëm vese si Ilir Meta është më e rëndë se çdo gjë tjetër.

Pyetje: Çfarë vesesh ka Ilir Meta?

Çupi: Veset e Ilir Metës janë vese politike, presidenciale, shkatërrimtare për rendin, që do të thotë se Ilir Meta shërben vetëm në klubin e vet familjar politik, shërben gjitha aktet që realisht rrënojnë të gjithë shtetin dhe shoqërinë, shërben grupimet e vogla të shoqërisë, të cilat tentojnë të marrin mazhorancë të paqenë dhe Ilir Meta përgjithësisht është presidenti i vetëm në Europën fizike, i cili është i njëanshëm kundër kushtetutës së re.  

Pyetje: Për këto arsye, për të mbrojtur kushtetutën e shkelur, për të mbrojtur demokracinë e rrënuar, për të mbrojtur median e lirë, për të mbrojtur integrimin, për ti thënë stop largimit të popullit në emigracion. Këto janë vese apo virtyte?

Çupi: Në kohën që thuhen në boshllëk, me hipokrizi shumë të madhe që është ves dhe gjëja më e rëndë që mund të ketë njeriu, në kohën që thuhen për të dëmtuar qeverisjen e vendit, për të kryer një grusht shteti që ka menduar ta kryejë me 25 prill siç dhe po flitet. Këto më thoni nëse  nuk janë vese apo virtyte. Cfarë virtyti mund të jetë për një president shkatërrimi i shtetit?

Pyetje: Pse shkoni kaq thellë dhe kaq larg duke menduar grushtin e shtetit? Ka gjasa të ndodhë në realitet?

Çupi: Sinjalet që janë dhënë sidomos nga familja presidenciale dhe politika opozitare po dëshmojnë që me datën 25 prill edhe sikur të fitojë PS, që do të thotë Rama shumicë, përsëri Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk do të pranojë mandatimin e tij si kryeministër.

Pyetje: Cfarë ndodh pas kësaj nëse i shkojmë një skenari hipotetik? Jemi në ‘97-tën e dytë, të përsëritur në 2021?

Çupi: Në forma të tjera, por mendoj se ashtu siç premtoi ambasada e SHBA, deri atë ditë do të kemi Gjykatë Kushtetuese. Ta zëmë se nuk do të ketë Gjykatë Kushtetuese, do të ketë një tension shumë të madh ku do të ndërhyjnë fuqitë e mëdha.

Atëherë vijmë para fenomenit që do hapet diga para hidrocentralit. Nëse Ilir Meta do bënte këtë gjë, të gjithë jemi të vdekur. Do të thotë se i gjithë populli shqiptar futet në varr për së gjalli prej presidentit që ju thoni se është pa vese.

Next Post
Nuk ka nevojë të rrëzojmë male më 25 prill

Nuk ka nevojë të rrëzojmë male më 25 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com