• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

by E S
01/11/2025 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe analisti politik Frrok Çupi ka ndarë reflektime të thella mbi figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, gjatë një interviste në RTSH-24, duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.

Sipas Çupit, gjëja e parë që të vjen ndërmend kur përmendet emri i Nanos është falja.

Ai e përshkroi ish-kryeministrin si një njeri që falte, madje edhe kundërshtarët e tij politikë, duke kujtuar vuajtjet e tij nën regjimin e dhunshëm Berishës. Çupi tha se, “Nano ka vuajtur shumë. Ai ishte si ai ‘Krishti’ që u burgos në mënyrë të tmerrshme. Thuhej se e kishin dënuar për 12 vjet, por në politikë flitej se ‘çelësin e burgut e kishin hedhur në lumin e Vjosës’,”.

Gazetari theksoi se burgosja e Nanos nuk ishte thjesht një akt politik, por një sakrificë që, sipas tij, ndihmoi në frenimin e përshkallëzimit të dhunës në vitin 1997.

“Fatos Nano u burgos politikisht, por ai u burgos për qytetarët shqiptarë. E them këtë gjë sepse nëse nuk do të burgosej ai, regjimi i dhunshëm në atë kohë do të kishte përshpejtuar vitin 1997.”

Ai kujtoi se Nano mori drejtimin e Partisë Socialiste në një moment kritik, kur ajo vinte nga një trashëgimi komuniste, dhe falë vizionit të tij, ajo u transformua në një forcë moderne dhe të domosdoshme për shoqërinë shqiptare.

“Unë e kam ndjekur politikën dhe sigurisht rrugëtimin e Fatos Nanos. Ai kishte shumë vështirësi sepse e mori PS-në në një moment kur ajo vetë vinte nga Partia Komuniste, një parti dogmatike, e pandryshueshme, prej druri, dhe pa Fatos Nanon ajo do të ishte e padobishme për shoqërinë shqiptare. Pa Fatos Nanon, PS do të ishte e padobishme për shoqërinë shqiptare. Ai e reformoi atë me mendje të hapur dhe mençuri,” – tha Çupi.

Një tjetër moment kyç në karrierën e Nanos, sipas analistit, ishte periudha kur ai u zgjodh kryeministër, në një Shqipëri të shkatërruar dhe të djegur. Çupi e përshkroi si një lider që përballoi tragjedinë me kthjelltësi dhe përgjegjësi të lartë, duke ndërtuar themelet e një ekonomie të tregut të lirë dhe një shoqërie të zhvilluar.

“Nano kishte një cilësi të rrallë: kalonte çdo krizë me qetësi dhe buzëqeshje, duke ruajtur kthjelltësinë dhe përkushtimin ndaj vendit,” – shtoi ai.

Duke ndarë momente nga kontaktet personale me Nanon, Çupi tha se kishte qëndruar pranë tij për vite me radhë dhe e kishte parë nga afër energjinë e jashtëzakonshme që ai kishte për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.

“Ai e donte popullin dhe atdheun me zemër. Ishte themeluesi i epokës së re, ai që hodhi hapin e parë drejt Bashkimit Evropian, përmes Paktit të Stabilizim-Asociimit”, theksoi Çupi.

Next Post
Familja Thaçi: Nano dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik

Familja Thaçi: Nano dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

October 1, 2026
E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

October 1, 2026
Disa foto që provojnë se mjekra ndryshon gjithçka

“Më nxori thikën dhe kërkoi paratë!”- Ben Affleck rrëfen se u kërcënua në moshën 14-vjeçare, vite më vonë sulmuesi vrau një person

October 1, 2026
“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

October 1, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Falsifikimi dhe tjetërsimi i pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 mln euro cash dhe një makinë luksoze “Bentley” (DETAJET)

October 1, 2026
Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

October 1, 2026
Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

October 1, 2026
“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

October 1, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

GJKKO shtyn përsëri seancën ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten me 5 mijë lekë, pezullohen afatet

October 1, 2026
Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rëndësia e diagnostikimit të hershëm

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rëndësia e diagnostikimit të hershëm

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com