• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FRPD, përballja Këlliçi – Salianji dhe ‘xholi’ Nebijaj

by A R
23/11/2015 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Robert Tafaj

Në kohën kur gara për kreun e ri të FRPD ka mbërritur pothuaj në gjysmë e saj, kemi parë një përmbysje të rezultatit. Duket se Shkodra ka qenë vendimtare për këtë përmbysje rezultati, duke e çuar kandidatin Salianji në vend të dytë me një diferencë vërtetë të konsiderueshme votash. Shkodra ishte vërtetë një surprizë, pasi mendohej që mbështetje më të madhe do të merrte ish zëdhënësja e PD, Oriela Nebiaj, duke qenë një vajzë Shkodre.

E deri ditën e votimit në Shkodër ishte vet Nebijaj që shfaqej entuziaste me statuse ku shprehej se gara sapo ka filluar dhe do të ketë surpriza. Surpriza pati, por jo të atij lloj që Oriela priste ndoshta. Kjo sepse edhe Shkodra e saj e la në baltë, duke marrë një rezultat vërtetë të pakënaqshëm. Kjo u duk edhe në një status në rrjetin social ku Oriela falenderonte shkodranët që e votuan, por pa harruar të ishte dhe e ashpër me procesin e votimit, status që më pas është zhdukur nga faqja e saj. Duket se po të lexosh mes rreshtave ka një mllef të fshehur të saj. E megjithë rezultatet vërtet të dobëta ish zëdhënësja, e anëtarësuar rishtazi në PD, duket se do ti shkoj garës deri në fund.

Një garë që për vet rezultatet dhe marketimit duket se do të jetë shumë e fortë mes Belind Këlliçit dhe Ervin Salianjit. Ndërkohë që pas rezultatit të Shkodrës dhe Beratit Salianji ka kaluar nga mbrojtje në sulm. Sepse pas rezultateve të dy garave të fundit, Shkodrës dhe Beratit, ka një sulm në rrjetet sociale ndaj Belindit, për të cilin duhet të theksohet se ka një qasje mjaft qytetare ndaj të gjithë kësaj situate. E ndërkohë që gara përqendrohet mes këtyre dy kandidatëve, e treta mbetet në hije. Po a është vërtetë kështu?
Çfarë e mban në garë një vajzë që vjen nga bota e ekranit dhe pa kurrfarë lidhje me politikën, por me një ambicie të madhe që e ka shfaqur haptazi në çdo dalje televizive gjatë kësaj gare? Në një emision të pak ditëve më parë duket se ish zëdhënëses i ishte lënë roli për të mbrojtur këtë lloj gare dhe për të nxjerrë të pa përlyer procesin.

Nëse tre kandidatët e dorëhequr tashmë pasi panë rezultatet dhe mënyrën e funksionimit të procesit e braktisën garën, Nebijaj edhe pse mori vetëm 3 vota në Berat vazhdon me kokëfortësi. Ndoshta ka një mesazh në hije ish zëdhënësja. Qoftë edhe për nga mënyra sesi u fut në këtë garë, qoftë edhe për nga mënyra sesi sillet, duke se gjëra nuk janë ashtu si duken në sipërfaqe. Nebijaj ishte mjaft entuziaste në ditët kur bënte fushatë dhe ndante çdo takim me të rinjtë kudo në Shqipëri. Por sot, mezi gjen dy foto nga takimet e garës dhe për platformë as nuk bëhet fjalë të gjesh. E vetmja fjali e përsëritur me qindra herë është pa privilegje e pa hierarki! Çfarë mesazhi do të përcjellë vajza, që është thjeshtë një numër më shumë në këtë garë?! Votat e kujt kërkon të marri ish zëdhënësja?!
Duke parë profilin e të 6 kandidatëve, duket se Oriela synon votat e Belindit. Mos ndoshta Oriela apo dhe drejtuesit e saj mendojnë si faqet anonime në rrjetet sociale, se të kesh një lidhje me një vajzë nga kampi kundërshtar do të thotë ti shërbesh atij kampi! Apo thjesht është aty sepse i kanë kërkuar të jetë, e urdhrat i vijnë nga zyrat e ndërtesës më të lartë në Tiranë?! Mbase e gjithë kjo nuk është e vërtetë, e Oriela mund ta ketë vetëm ambicie personale drejtimin e forumit rinor demokrat, por gjithë ecuria e garës ngre të tilla dyshime. Entuziast ishte dhe ish kandidati Enri Ceno, për të cilin duhet theksuar se është i vetmi që e ka bërë publike platformën e tij dhe pse është tërhequr nga gara vazhdon ta bëj, por pas rezultateve vërtet të dobëta zgjodhi të largohej me dinjitet.
Duket se kjo garë është vetëm një shfaqje me një fitues të paracaktuar. Por dikush nga të dy kandidatët e vërtetë në këtë garë, sepse e treta është thjesht një numër, mendon se mund ta ndryshoj vullnetin e kryetarit nëse arrin ti luaj kartat si duhet! Mbetet për t’u parë.

Next Post

Ministria Shëndetësisë: QSUT është furnizuar rregullisht me ujë këto 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In