• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FRPD dhe mungesa e alternativave

by Java News
19/11/2015 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albiona Sulo

Prej disa ditësh ka nisur fushata për zgjedhjet e kryetarit të forumit rinor demokrat.  Në fakt jam përpjekur ta ndjek këtë garë për risitë që duhet të sjellë gara mes të rinjëve brenda Partisë Demokratike, si një parti në opozitë e cila reformimin brenda vetes e ka jetik tashmë. Megjithë dëshirën time për të njohur kandidaturat dhe platformat e secilit prej garuesve, nuk kam arritur të kuptoj shumë. Megjithëse debatet live kanë nisur, ende nuk kam parë në asnjë media, po as në faqen zytare të Partisë Demokratike, një sinkron, një citim apo një platformë të ndonjërit prej tyre.  Kjo është për të ardhur keq.

E dini pse, sepse cdo sistem zgjedhor paraprihet nga prezantimi i platformave dhe alternativave të kandidatëve dhe alternativa më bindëse dhe shembulli më frymëzues duhet të fitojë.

Për këtë arsye u ndala dje të shikoj emisionin “ Top Show”, ku ishin të ftuar tre kandidatët e mbetur tashmë në garë, megjithëse do kisha preferuar të ishin të gjashtë. Por mbeta e zhgënjyer që në fillim. Në vend të platformave dëgjova vetëm sulme për qeverinë dhe kryeministrin Rama. Fjalë klishe që tingëllonin si të mësuara përmendësh dhe asgjë tjetër. Më erdhi vërtet keq. Ndjeva se perceptimi që të krijohej ishte sikur ata tre të rinj po garonin me të rinjtë socialistë. Kur në fakt gara është brenda tyre, brenda të rinjëve të djathtë dhe problemet që ka kjo garë nuk mund të faturohen tek e majta dhe të rinjtë socialistë. Do të ishte normale dhe e pritshme diçka e tillë nëse përballë do të kishin përfaqësuesit e forumit socialist, por jo, ata përballë sot kanë njëri tjetrin.

Ata konkurojnë mes tyre sepse garën me FRESSH e kanë të humbur që në nisje. E para sepse sistemin prim për herë të parë e solli forumi socialist, ku njësoj si sot dhe atëherë ishin 6 kandidatë. E nisën garën 6 kandidatë dhe e përfunduan po të gjashtë. Nuk pati një tërheqje nga gara dhe as shkrime nga vet përfaqësuesit e të rinjtëve socialist apo nga vet kandiatët për trafikime votash, për pazare etj. Besoj që dhe sot janë të gjithë dakort se fituesja e asaj gare, Elisa Spiropali pavarësisht preferencave të gjithësecilit, e meritonte. Nuk jam e sigurt sa do të jetë nesër kështu me kryetarin e ri të FRPD. Gara sapo ka filluar, por lumi i akuzave për blerje-shitje votash është i vrullshëm.

Zgjedhjet e FRESSH në atë kohë fitoren më të madhe patën rezultatin dhe formulën e pakontestueshme. Fitore që me sa duket në këto zgjedhje në FRPD po rrezikohet. Në fakt duhet admiruar përpjekja e tyre për tu shfaqur kompakt në sytë e publikut para kamerave, por sërish dështuan. Mjafton të hedhësh një sy nëpër rrjete sociale për të kuptuar mllefin që është akumuluar.

Dje mungoi alternativa, mungoi debati i ideve mes të rinjve, mungoi kritika ndaj platformës së gjithësecilit. Madje madje mungoi edhe përulësia e një të riu për të dëgjuar më shumë dhe folur më pak. Aq më tepër kur përballë janë dy figura që minimalisht kanë disa gjëra më shumë për garën zgjedhore brenda partive, sesa ne të rinjtë i dimë.

Në momentin kur kulmi i debatit mes të rinjve është përqëndruar tek reforma e arsimit të lartë, në atë studio mungoi qëndrimi i kandidatëve për këtë çështje. Nuk është mëkat, nuk është gabim nëse rinia del edhe kundër qëndrimeve dhe i lë të kuptojë më të rriturve në partinë e saj se disa gjëra i kanë bërë gabim. Forumi rinor nuk është vetëm për të mbështetur çdo nismë të partisë së tij, është edhe për ta kritikuar atë, atje ku është për ta kritikuar. Është edhe për të çuar në veshin e përfaqësuesve të lartë partiak alternativat dhe sugjerimet që vijnë nga të rinjtë. Forum rinor nuk do të thotë të bësh telefonata dhe të kërkosh të mbështesësh një protestë të disa të rinjve, që janë zhveshur nga preferncat e tyre politike për atë që besojnë se po ju shkelet, vetëm sespe ti je në një garë brenda partisë tënde dhe kjo do të siguronte ty ca vota.

Duket se sot Partia Demokratike është robinë e kopjimit të gjithçkaje dhe nuk ka ide. Mjafton të kthehesh vetëm 2 vite pas në kohë për të kuptuar se politika që ndjek sot kjo parti është e njëjta me atë të Partisë Socialiste në 2 vitet e fundit të saj në opozitë. Por, të mos harrojmë se Partia Socialiste në atë kohë i kishte forcuar radhët e saj, kishte kaluar një proces të gjatë reformimi dhe I kishte rizgjedhur të gjitha forumet. Kjo mungon sot në Partinë Demokratike. Ndaj është e rëndësishme që të rinjtë e kësaj partie të sjellin një frymë ndryshe. Pse jo ndryshimi të fillojë nga ata vet të parët, duke u shkëputur nga recitimet e fjalive që u jepen në komunikatat për shtyp. Në të kundërt ku qëndron sensi i gjithë kësaj gare? Besoj të gjithë shqiptarët, e aq më tepër të rinjtë që janë pothuaj indiferent ndaj partive, duan të dëgjojnë më shumë alternativa. Ata duan të kenë më shumë shembuj suksesi, e jo të harxhojnë kohën e tyre për ndjekur nje garë rinore se kush e bëri i pari këtë sistem zgjedhjedh dhe si e bëri, që nuk I shërben askujt. Ajo që duhet të ishte në fakt sot kjo garë brenda FRPD, një alternativë tërheqëse për të gjithë të rinjtë demokratë por edhe ata të lëkundurit, duket se e ka humbur qëllimin e saj. Më shumë është kthyer në një lum akuzash se kush blen më shumë vota, dhe se ne ja kaluam socialistëve në përzgjedhjen e sistemit zgjedhor.

E në fund, të rinj të forumit demokrat, garën nuk e keni me të rinjtë socialist por me njëri tjetrin. Bëhuni shembull suksesi dhe frymëzimi brenda forumit tuaj. Forcohuni dhe ngrihuni brenda vetes, për tu përballur nesër me të rinjtë e FRESSH.  Fitoftë më i miri, pasi kënaqësia e të paturit përballë një alternativë sfiduese na rrit të gjithëve, socialistë dhe demokratë.

Next Post

Luftë tokësore, Franca përgatit Ushtarët e Vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

June 1, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen

June 1, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

June 1, 2026
Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

June 1, 2026
Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

June 1, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

June 1, 2026
“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

June 1, 2026
Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

June 1, 2026
Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

June 1, 2026
Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In