• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fronti Nacional përjashton Jean-Marie Le Pen

by
21/08/2015 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themeluesi i Frontit Nacional francez, Jean-Marie Le Pen, pritet ta kundërshtojë me mjete ligjore përjashtimin për herë të dytë nga partia e ekstremit të djathtë, duke mbajtur gjallë në këtë mënyrë edhe luftën brenda familjes, e cila ka përshkuar gjithë fushatën e vajzës së tij për t’u bërë Presidente e Francës. Komiteti Ekzekutiv i partisë franceze votoi të enjten për të përjashtuar 87-vjeçarin për shkak të komenteve antisemite të tij, pas diskutimeve të gjata disaorëshe me të. Lëvizja ishte përpjekja e fundit për ta mënjanuar atë dhe për të forcuar perspektivat e zgjedhjes së vajzës së tij, Marine Le Pen, në garën presidenciale të vitit 2017 në Francë.

“Nuk jam informuar ende mbi këtë vendim. Kur ta bëjnë, do ta kundërshtoj siç kam bërë gjithmonë“, tha Le Pen për “RTL Radio” këtë të premte.

Marine Le Pen pasoi të atin e saj si kryetare partie që në vitin 2011, por grindja mes saj dhe atij nisi në prill të vitit të kaluar, kur babai e njëkohësisht themeluesi i partisë ekstreme mbrojti komentet e bëra në të kaluarën në lidhje me dhomat e gazit gjatë Luftës së Dytë Botërore, që i quajti “detaje” të historisë.

Gjykatat franceze kanë dhënë dy herë vendime gjatë këtij viti, duke rrëzuar si të jashtëligjshme përpjekjet e Frontit Nacional për të mënjanuar Le Penin themelues, i cili mbetet gjithsesi President Nderi pasi apeloi veprimet e partisë.

Jean-Marie Le Pen nisi gjithashtu edhe serinë e fundit të sulmeve të ashpra ndaj vajzës së tij, e cila nuk ishte pjesëmarrëse në dëgjesën e së enjtes. “Ajo ishte në krye të skuadrës së ekzekutimit përmes telefonit”, tha ai. “Nuk donte të merrte pjesë, sepse është e dhimbshme të vrasësh babanë tënd, ndaj dhe nuk zgjodhi të më vriste drejtpërdrejt, por përmes xhelatëve të saj”.

Next Post

Luca Toni ”çmendet” dua rekord në futboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In