• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fronti i të keqes, dhe Meta për karshi

by Artur Ajazi
25/05/2020 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kryetari i shtetit, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, nuk po rresht së bëri thirrje për krijimin e “një fronti të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”. Ilir Meta duke gërrmuar në rrjetet sociale edhe përtej kufinjve të Shqipërisë, na paskësh gjetur një këngë të artistëve zviceranë, kushtuar “shembjes së teatrit”.

Zot i madh, fale se ky kryetar shteti nuk di çfarë bën, çfarë kërkon, çfarë lexon dhe çfarë gërrmon. Zot fale, ky kryetar shtetit ka harruar përse gjendet në Presidencë, në godinën më simbolike të një vendi demokratik. Zot fale, një kryetar shteti që i ka shpallur luftë mediatike (me një tufë mediash që mban nën sqetull) qeverisë, Parlamentit, Policisë Shtetit, ambasadave të vendeve partnere të Shqipërisë, dhe kjo për një fakt të thjeshtë, rrëzimin e Edi Ramës, ose për ta detyruar atë të bëjë “pazarin e rradhës”.

Me një fjalë, “hall pushteti” dhe jo demokracie. Ilir Meta nuk është dhe nuk shihet më si kryetari i shtetit në detyrë, sa kohë merret me kërkime në fb, google, dhe rrjetet e tjera sociale, për të gjetur “mbështetësit dhe përkrahësit e kauzës së teatrit të shembur”. Ai dita me ditë, bën thirrje për “rrëzimin e klikës, krijimin e një fronti të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”. Presidentit në detyrë i ka kaluar me kohë “vijat e kuqe” që e ndajnë atë si kryetar shtetit nga detyrimet e tjera politike. Një kryetar shtetit që sillet si “çun lagje”, herë me Doktorin, herë me Lulzimin, e herë me Monikën, nuk ka gjasa të kryejë asnjë funksion kushtetues për të mirën e zgjidhjes së krizave, apo mosmarrëveshjeve institucionale mes forcave politike.

“Të krijojmë një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, bënte thirrje kryetari në detyrë i shtetit, duke na kujtuar “frontin demokratik” të Enver Hoxhës. Po kundër kujt, dhe cilin do të rrëzosh nga froni për të “rivendosur demokacinë”, kur lirinë dhe demokracinë nuk e ke vendosur qysh nga dita e parë në LSI zoti Meta ?

Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale, ashtu siç ka 7 vjet

që ka vendosur shtetin ligjor mbi çdo padrejtësi. Të bësh thirrje për “krijimin e frontit të pëbashkët për rivendosjen e demokracisë”, do të thotë të jetosh me ankthin dhe stresin e ndonjë ndëshkimi ligjor, që mund t’ju vijë jo nga “diktatura” por nga demokracia në veprim. Kur LSI, sulmon ambasadoren e SHBA-së, dhe bën fajtore vetëm qeverinë për mungesën e arritjes së konsensusit, kur LSI, sulmon selitë diplomatike sepse “përkrahin qeverinë dhe Edi Ramën”, nuk do të thotë se “duhet krijuar fronti i rivendosjes së demokracisë” zoti Meta.

Në politikë nuk mund të vegjetosh pafundësisht, duke pritur të mbyllësh pazarin e rradhës për pushtetin. Në politikë nuk mund të mbetesh pafundësisht “lavjerrës” i pavarur zoti Meta, kaq gjë duhet ta ketë thënë Doktori, gjatë kuvendimeve të gjata, për të “mirën” e demokracisë, partisë dhe pasurisë.

Next Post
Lajmi se nuk punonte sistemi TIMS/ Reagon Policia: Nuk kishim energji elektrike, ishte një defekt dhe sistemi doli jashtë funksionit

Lajmi se nuk punonte sistemi TIMS/ Reagon Policia: Nuk kishim energji elektrike, ishte një defekt dhe sistemi doli jashtë funksionit

Comments 2

  1. HARI says:
    6 years ago

    O Artur anonimi…Cfare kocke po kerkon?Kush je Ti qe merr persiper te besh analiza e te japesh definicione..Nuk te kemi pare e degjuar me pare.Se paku na thuaj nje gje te vetme te mire nga aktualiteti i babait tend Edi Rama…?!

    Reply
  2. UKU MOMLIT says:
    6 years ago

    Arturi,eshte nje analize pa ngarkesa politike megjithese permendet edhe “Fronti Demkratik” I shoqit enver,nenkryetar i te secilit ka qene shoku malkadarja@iskadarja apo shqiptarofranku disident I komunikimit ismailkadareja te cilit i urojme marrjen e çmimit NOBÈL nga zemra se eshte gjak shqiptari dhe i distancuar nga stalinizmi. Sa per “Frontin e sekeqes” ,ai u instalua me porosine komuniste te ish ppsh,duke pjelle opoziten staliniste te saliviçidoli dhe puseten e halese qe nga ppsh u be partisocialiste(ps) dhe vazhdon te kete nje guru(mesues) indiane te quajtur gramozrroçka palcen e saj i cili po vegjeton duke kaluar 30 vjet. Sa turp per ne si popull qe vazhdojme te votojme staliniste qe vetquhen me doren e djathe te majte dhe doren e majte te djathte. Sa tuuuurrpp!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

June 29, 2026
Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

June 29, 2026
Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

June 29, 2026
Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

June 29, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

Nga 1 korriku rreth 900 pensionistë përfitojnë nga indeksimi i ri, Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% që nga viti 2013

June 29, 2026
Debat në Kuvend, Balla sfidon Shehajn: E di gjithë Vlora sa tokë keni në Zvërnec

Përfundon mbledhja e grupit të PS, Balla: S’do ketë mocion me debat! “Tullumbacja” e protestës po shfryhet…

June 29, 2026
Përgjaket Kupa e Botës 2026: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë pas të shtënave në Fan Zone të Kalifornisë

Përgjaket Kupa e Botës 2026: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë pas të shtënave në Fan Zone të Kalifornisë

June 29, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

Magjistratët e rinj, ambasadori Gonzato: Duhet ndryshim mendësie në institucionet e drejtësisë!

June 29, 2026
Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

June 29, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Sadushi, mesazh të prerë gjyqtarëve: Mos merrni vendime për të kënaqur opinionin publik

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In