Agjensia Evropiane e Mbrojtjes së Kufijve FRONTEX ka kërcënuar me burg personat që udhëtojnë për azil në vendet e BE.
Përballë agravimit të situatës, autoritetet evropiane kanë dhënë paralajmërim të fortë.
Sipas FRONTEX azilkërkuesit që refuzojnë deportimin do të burgosen. “Nëse nuk pranojnë të deportohen do të burgosen për 18 muaj. Zgjedhja është e tyre”, tha një zyrtar i Frontex. Problemi që po hasin shumë shtete europiane është se azilkërkuesit pasi iu refuzohet kërkesa përpiqen të rrijnë ilegalisht apo të shkojnë në shtete të tjera. Por Frontex ka vendosur të mos i tolerojë më këto sjellje”- thuhet në deklaratën e Agjensisë për Ruajtjen e Kufijve.