• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Front i bashkuar kundër SHBA, Putin dhe Jinping kritikojnë Trump: Po kthehemi në ligjin e xhunglës

by E S
20/05/2026 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin sinjalizuan një front të bashkuar kundër Uashingtonit, gjatë takimit në Pekin, duke paralajmëruar kundër rikthimit të ligjit të xhunglës.

Në një deklaratë të përbashkët, Kina dhe Rusia kritikuan planet e presidentit amerikan Donald Trump për ndërtimin e sistemit mbrojtës, Kupola e Artë me vlerë 175 miliardë dollarë, i cili parashikon krijimin e një fushe të re raketash në rajonin e Midwest të SHBA-së. Dy vendet kritikuan gjithashtu skadimin e traktatit të fundit për kontrollin e armëve mes SHBA-së dhe Rusisë në muajin shkurt, pasi Trump refuzoi propozimin e Moskës për ta zgjatur atë edhe me një vit.

Takimi i së mërkurës, i cili erdhi vetëm një javë pasi Jinping priti në Pekin presidentin amerikan, nisi me ceremoni madhështore në kryeqytetin kinez, përfshirë tapetin e kuq dhe një bandë ushtarake që luajti himnet kombëtare të Kinës dhe Rusisë. Edhe pse spektakli ishte thuajse i njëjtë me atë që Kina rezervoi për Trump, Jinping u kujdes të tregonte se këtë herë po priste një partner të besuar e jo një rival.

Në fjalët e tyre hapëse, liderët theksuan forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes Rusisë dhe Kinës në një rend botëror gjithnjë e më të përçarë.

Xi Jinping u shpreh: “Ky vit shënon 25-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit Miqësor mes Kinës dhe Rusisë. Gjatë viteve, të dy vendet kanë respektuar me besnikëri parimet e ‘mosaleancës, moskonfrontimit dhe mosshënjestrimit të asnjë pale të tretë’, të përcaktuara në traktat, duke iu përmbajtur njëkohësisht respektit të ndërsjellë, barazisë, përmbushjes së angazhimeve me mirëbesim dhe bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Kemi arritur të thellojmë vazhdimisht besimin tonë të ndërsjellë politik dhe koordinimin strategjik, me një qëndrueshmëri që ka mbetur e palëkundur pavarësisht sfidave dhe vështirësive.”

Vladimir Putin tha: “Marrëdhëniet Rusi-Kinë aktualisht janë në një nivel të paprecedentë dhe vazhdojnë të forcohen. Marrëdhënia jonë është e pavarur dhe nuk ndikohet nga situata aktuale botërore, duke shërbyer si model për marrëdhëniet mes shteteve dhe kombeve në ditët e sotme. Besoj se kjo vizitë dhe këto bisedime do ta forcojnë më tej miqësinë ruso-kineze dhe do të nxisin mirëqenien dhe prosperitetin e dy popujve tanë.”

Lideri kinez nuk përmendi luftën në Ukrainë, por iu referua luftës amerikano-izraelite ndaj Iranit, duke i thënë homologut rus se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit ishte “i paarsyeshëm” dhe se një armëpushim ishte i domosdoshëm. Ndërkaq, në një deklaratë të përbashkët u tha se ekzistonte rreziku i fragmentarizimit të komunitetit ndërkombëtar dhe rikthimit në ligjin e xhunglës.

“Përpjekjet e disa shteteve për të menaxhuar në mënyrë të njëanshme çështjet globale, për t’i imponuar interesat e tyre gjithë botës dhe për të kufizuar zhvillimin sovran të vendeve të tjera, në frymën e epokës koloniale, kanë dështuar”, shtohej në deklaratë.

Mes çështjeve të tjera në tryezë ishte sektori energjetik, të cilin Putin e cilësoi si forcën shtytëse të bashkëpunimit ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve. Teksa raportohet se do të nënshkruhen 40 marrëveshje që mbulojnë gjithçka, nga ekonomia tek turizmi dhe arsimi, siguria energjetike mbetet prioriteti i Putinit.

Megjithatë, ndërsa folën në unison për çështjen e sigurisë globale, palët dështuan të nënshkruajnë një ujdi për gazsjellësin e ri të shumëdiskutuar, të njohur si Fuqia e Siberisë, që do të dyfishonte sasinë e gazit natyror që Rusia i shet Kinës.

Next Post
Format i ri për Ligën e Kombeve, UEFA miraton ndryshimet

Format i ri për Ligën e Kombeve, UEFA miraton ndryshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

July 7, 2026
Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

July 7, 2026
Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

July 7, 2026
Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

July 7, 2026
Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

“Pas kësaj proteste, PD nuk do të ekzistojë më”, deputetja e PS: Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

July 7, 2026
Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

July 7, 2026
Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

July 7, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama nxjerr videon: Shumica e helmit të urrejtjes digjitale prodhohet nga Lindja, së shpejti edhe provat!

July 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

SPAK zbërthen rrjetin e drogës me lidhje nga Shqipëria në Gjermani, Turqi dhe Amerikën e Jugut, arrestohet ‘koka’ e grupit kriminal

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In