• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frikë për përhapje të luftës! Çfarë dihet deri më tani për sulmin vdekjeprurës me dron në bazën amerikane

by A R
29/01/2024 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ushtarë amerikanë mbetën të vrarë dhe më shumë se 30 personel i ushtrisë u plagosën, pasi militantët e mbështetur nga Irani ndërmorën një sulm me dron në një bazë ushtarake të Ushtrisë Amerikane në Jordani. Droni ra pranë zonës së banimit të bazës, e cila ndodhet pranë kufirit me Sirinë. Sipas asaj që shkruan CNN, që citon zyrtarë të Ushtrisë Amerikane, numri i të plagosurve pritet që të rritet, pasi ata vijojnë të kërkojnë trajtim mjekësor.

Çfarë dihet deri më tani:

Frika për një luftë më të gjerë: Vdekja e ushtarëve është e para në radhët e Ushtrisë Amerikane në Lindjen e Mesme që nga nisja e luftës në Gaza, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden u zotua se përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar, “në kohën dhe mënyrën që ne do ta vendosim”.

Sulmi vjen pas disa javësh që SHBA është angazhuar për të parandaluar përhapjen më të gjerë të konfliktit në rajon.

Vendi ku ndodhi sulmi: Sulmi ndodhi në Kullën 22 (Tower 22), një bazë e vogël pranë kufirit me Sirinë. Forcat e Ushtrisë Amerikane në këtë bazë janë pjesë e një misioni “këshillo dhe asisto” me Jordaninë.

Mbetet e paqartë përse mbrojtjet ajrore dështuan që të kapnin dronin, në sulmin e parë që dihet mbi Kullën 22, qëkur nisën sulmet mbi SHBA dhe aleatët më 17 Tetor.

Të tjera detaje nga Shtëpia e Bardhë: Biden u njoftua për vdekjet mëngjesin e së dielës në Karolinën e Jugut, ku ndodhet për fushatën presidenciale.

Zv/presidentja Kamala Haris reagoi gjithashtu për sulmin, duke thënë se ajo dhe bashkëshorti janë të hidhëruar për humbjen e ushtarëve që u vranë në “një sulm të përbuzshëm nga grupet militante të mbështetura nga Irani”.

Ligjvënësit amerikanë bëjnë thirrje për sulme: Senatori Roger Wicker, një prej zyrtarëve kryesorë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura në Senatin Amerikan, i bëri thirrje administratës Biden për sulme “të drejtpërdrejta” kundër objektivave iraniane dhe liderëve të tyre. Edhe senatori tjetër republikan Mike Rogers kërkoi nga Biden që Irani dhe ndjekësit e tij, të mbahen përgjegjës.

Ndërsa senatorja republikane Lindsey Graham e sulmoi Biden duke thënë se politika e administratës së tij për të mos lejuar përhapjen edhe më gjerë të konfliktit ka dështuar në mënyrë të mjerueshme dhe bëri thirrje për sulm ndaj objektivave brenda Iranit.

Sulmet e mëparshme: Kohët e fundit ka pasur shumë sulme mbi SHBA dhe forcat aleate në Irak dhe Siri, duke plagosur me dhjetëra. Pentagoni më herët i ka klasifikuar këto sulme si “të vogla”, përveç plagosjes së rëndë të një ushtari amerikan në një sulm në Irak ditën e Krishtlindjes.

/a.r

Next Post
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Gjykata Kushtetuese jep sot vendimin. Opozita ka paraqitur dokumente shtesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com