• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Frikë nga trazirat, Skënderbeu paralajmëron tifozët

by
02/08/2015 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frikë nga trazirat, Skënderbeu paralajmëron tifozët

Në prag të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampioneve në “Elbasan Arena” kundër Milsami Orhei, klubi i Skënderbeut ka gati një plan masash ekstreme për sigurinë në fushë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes deri në fund. Po ashtu, drejtuesit e skuadrës u kanë bërë thirrje tifozëve të tyre të shmangin çdo incident apo provokim të mundshëm para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Trazirat e shkaktuara në ndeshjen Kukësi – Legia Varshavë të enjten e shkuar në “Qemal Stafa” për Ligën e Europës, kanë detyruar drejtuesit e klubit korçar të parandalojnë ndonjë “harbim” të tifozerisë, duke parë që rezultati i ndeshjes së parë në Moldavi është i favorshëm për kualifikimin në “play off”. Ndeshja e kthimit kundër kampionëve të Moldavisë do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, duke parë që stadiumi “Skënderbeu” nuk plotëson parametrat e duhura sipas UEFA-s.

Kësisoj, me kualifikimin në “xhep”, drejtuesit bardhekuq i kërkojnë tifozerisë së tyre të tregojnë kulturë dhe qytetari në një sfidë kaq të rëndësishme, jo vetëm për futbollin korçar, por edhe për atë shqiptar. Sipas “Sport News”, presidenti Ardjan Takaj dhe drejtuesit e klubit kanë zhvilluar takimet e nevojshme me drejtuesit e Policisë së Shtetit, e cila pritet të jetë me një numër rekord forcash të rendit në “Elbasan Arena” për të garantuar që gjithçka të shkojë në rregull.

Në të njëjtën kohë paralelisht në stadium do të jetë sërish edhe një numër rekord stjuardësh të kompanisë që ka marrë përsipër sigurinë, rreth 120 të tillë, të cilët janë instruktuar dhe kanë zhvilluar trajnimin e nevojshëm jo vetëm për t’iu përgjigjur situatave nga më të ndryshmet, por mbi të gjitha në parandalimin e incidenteve dhe personave problematikë. Nga ana tjetër, mësohet se masa të detajuara do të merren edhe nga ana e UEFA-s. Të hënën, delegatët e organizimit europian të futbollit, do të jenë në Elbasan për të marrë në dorëzim stadiumin, duke përcaktuar gjithçka për sa u përket masave të sigurisë.

Alarmi që ka kapur klubin korçar, duke parë rastin e Kukësit në Ligën e Europës, ka bërë që Skënderbeu të marrë masa për të parandalimin e çdo të papriture. Në një komunikatë për shtyp, kampionët e vendit theksojnë: “Dëshirojmë t’ju bëjmë thirrje për qetësi para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes. Klubi ynë, në bashkëpunim me instancat përkatëse, po merr masat e duhura për zhvillimin normal të ndeshjes”. Sipas burimeve, Skënderbeu ka marrë masat e duhura për të shmangur ndonjë ngjarje të dhunshme në stadium që mund ta dëmtojë klubin për të vazhduar ëndrrën europiane.

“Shpresojmë që tifozeria jonë të përcjellë kulturën e zakonshme, duke mos u bërë pjesë e incidenteve që mund të dëmtojnë klubin dhe të ndërpresin këtë ëndërr të madhe europiane”, vijon komunikata për shtyp. Të mërkurën e datës 5 gusht, “Ujqërit e dëborës” presin në “Elbasan Arena” Milsami Orhein, për ndeshjen e kthimit, ndërkohë që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Moldavi, ata fituan 2-0 me një dygolësh të Hamdi Salihit. Kualifikimi historik në “play off”-in e Champions-it është një hap larg, ndërsa ai në fazën e ndeshjeve me grupe të Europa Legaue thuajse është arritur. Mjafton që gjashtë herë kampionët e vendit të ruajnë rezultatin dhe tifozët të ruajnë qetësinë në shkallët e stadiumit, siç kanë bërë gjithnjë.

Next Post

Shenjat që jeni lidhur me një burrë dhe jo një djalosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In