Policia kërkon të evitojë skenarin e përplasjes së mundshme mes dy takimeve elektorale të PD dhe PS të cilat i ndan vetëm një bulevard.
PD tashmë e ka mbyllur takimin e vet, ndërsa mbështetësit e simpatizantët e saj po shpërndahen. Nga ana tjetër në sheshin ‘’Skënderbej’’ Rama po mban fjalën në takimin e PS.
Tek Ministria e Brendshme është formuar një kordon për të penguar lëvizjen drejt sheshit ‘’Skënderbej’’. Tashmë masat janë shtuar në aksin që lidh dy sheshet.
/a.r