• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frikë nga koronavirusi? Toka mund të shkojë drejt një katastrofe edhe më të keqe

by A R
07/04/2020 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pika të caktuara të jetës së planetit tonë, rritja e nivelit të dyoksidit të karbonit në atmosferë ka shkaktuar ngrohje ekstreme globale, prej të cilës shumica e specieve të tokës janë zhdukur.

Në të kaluarën këto evente janë shkaktuar nga shpërthime vullkanike apo impakte asteroidësh. Ndërsa tani Toka po shkon drejt një katastrofe të zhdukjes masive… si pasojë e aktivitetit njerëzor.

Unë si shkencëtar i Paleo-klimës, kam studiuar marrëdhënien mes përplasjes së asteroidëve, vullkanizmit, ndryshimeve klimatike dhe zhdukjes masive të specieve.

Studimet e mia sugjerojnë se rritja aktuale e emetimeve të dyoksidit të karbonit është më e shpejtë nga ato që kanë shkaktuar dy zhdukjet masive të mëparshme të specieve, duke përfshirë dhe eventin që shkaktoi zhdukjen e dinozaurëve.

Vështrimi i botës është tashmë i fokusuar te epidemia e COVID-19, por rreziqet ndaj natyrës prej ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu, mbeten të qarta në mënyrë të frikshme.

Shpimet e naftës, aktiviteti i minierave, emetimet e gazeve me efekt serë, kanë lënë gjurmën e tyre në katastrofën e pritur.

Rreth 66 milionë vjet më parë një asteroid goditi tokën duke çarë shkëmbinj që lëshuan sasi të mëdha dyoksid karboni në atmosferë dhe duke shkaktuar zjarre masive, për mijëra vjet në planet. Si rezultat i kësaj temperaturat u ngritën, bashkë me nivelet e detit dhe rreth 80 për qind e specieve u zhdukën, bashkë me dinozaurët.

Një fenomen i ngjashëm ndodhi dhe rreth 55 milionë vjet më parë në eventin e njohur si Paleocene-Eocene Thermal Maximum, arsyet e të cilit nuk janë tërësisht të qarta. Një nga teoritë thotë se një shpërthim metani nga sedimentet oqeanike e bëri ujin e tyre acidik, duke zhdukur miliona specie.

Para kohëve industriale në fillim të shekullit të 19-të dyoksidi i karbonit qëndronte në rreth 300 pjesëza për milionë, që do të thotë se në çdo 1 milionë molekula gazi në atmosferë, 300 ishin dyoksid karboni.

Në shkurt të këtij viti kjo shifër shënonte 414.1 pjesë për çdo milion. Ndërsa po të përfshijnë dhe gazet e tjera me efekt serë si metani dhe oksidi i azotit, pjesëzat arrinin në 500 për 1 milion.

Përqendrimet aktuale të dyoksidit të karbonit nuk kanë arritur ende në ato të zhdukjeve të 55 milionë e 65 milionë vjetëve më parë, por kjo rritje e fluksit do të thotë se klima po ndryshon shumë më shpejt nga aftësia e gjallesave për t’u përshtatur me të.

Raporti i OKB për klimën vitin që shkoi tha se ndryshimet klimatike kërcënojnë me zhdukje një milionë specie bimësh e kafshësh, që do të thotë se preknin 47% të gjitarëve jo-fluturues, dhe 25% të zogjve, raporton ‘tch’.

Shumë studiues besojnë se klima po arrin pikën e vlimit, që të thotë pragun e ndryshimeve të shpejta e të patjetërsueshme, me efekte shkatërrimtare.

Sinjalet e kësaj janë rritja e temperaturave në Arktik, shkrirja e akujve dhe dobësimi i Rrymës Arktike të erërave Perëndimore.

Andrew Glikson, studiues i shkencave të paleo-klimës, Australian National University

Next Post
Policia jep detaje për zjarrin në banesën në Kurbin/ Fëmija 2-vjeç gjeti vdekjen prej djegies dhe asfiksisë

Tym dhe flakë, shkrumbohet banesa në Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In