• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Frikë nga hakmarrja, vrasësi nga Burreli bëhet britanik e refuzon ekstradimin

by Java News
22/05/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë në vitin 1997 ka marrë nënshtetësi britanike.

barci sa

Lajmin e ka publikuar “Daily Mail” dhe bëhet fjalë për Saliman Barçin, i cili u arratis në Britani 20 vjet më parë, pasi kreu vrasjen e dyfishtë.

Ai tashmë është 40 vjeç dhe po lufton kundër ekstradimit në Shqipëri, teksa ka marrë edhe nënshtetësinë britanike me emrin Samir Berisha, duke u hequr si refugjat lufte nga Kosova.

Ai pretendon se në Shqipëri do ta vrasin për shkak të gjakmarrjes dhe thotë se sistemi gjyqësor është i korruptuar.

Gjithashtu, Barçi u ka thënë autoriteteve britanike se një nga nipat e tij është vrarë pikërisht prej vrasjes së dyfishtë që ai ka kryer.

Në këtë mënyrë, vrasësi kërkon që t’i shpëtojë drejtësisë dhe të ndalë ekstradimin.

VRASJA E DYFISHTE

Saliman Barçi u akuzua dhe dënua për vrasjen me paramendim të dy të rinjve, Përparim Ibrahimi e Artur Gjikola. Çështja është hetuar nga prokurori Sabri Kastrati, i cili pas rihapjes së dosjes së pluhurosur për 12 vjet, në bazë të provave të grumbulluara ka faktuar se vrasësi i dy të rinjve është Barçi.

Pallati në Burrel ku jetonte Barçi dhe një nga viktimat
Pallati në Burrel ku jetonte Barçi dhe një nga viktimat

Vrasja e dyfishtë ndodhi më 18 qershor 1997, pranë stadiumit “Liri Ballabani” të Burrelit. Sipas hetuesve të çështjes, por edhe pohimeve të të afërmve të viktimave ditën e ngjarjes dy të rinjtë kanë qëndruar së bashku me të pandehurin Saliman Barçi.

Organi i akuzës ka faktuar me prova dhe dëshmitarë të shumtë se rreth orës 23:00 të asaj dite shtetasit Barçi, Gjikola dhe Ibrahimi qëndronin në banesën e këtij të fundit.

Barçi u ka thënë atyre se kishte 6 milionë lekë të reja, të cilat sipas prokurorisë i kishin grabitur. Të tre kanë dalë nga shtëpia, por në orët e para të mëngjesit dy të rinjtë janë gjetur të pajetë, të vrarë me armë zjarri.

Gruaja e Barçit, Mimoza, beson si burri i vrau viktimat për xhelozi, pasi ata i kishin folur asaj
Gruaja e Barçit, Mimoza, beson si burri i vrau viktimat për xhelozi, pasi ata i kishin folur asaj

Çështja ishte pezulluar për mungesë provash, për t’u rihapur në mars të këtij viti nga Prokuroria e Matit. Të afërmit e Ibrahimit kanë deklaruar gjatë hetimit se Përparimi është vrarë nga Barçi dhe pak ditë pas vrasjes në shtëpinë e tyre kanë mbërritur “misionarë” për pajtimin e familjeve.

Mimoza pozon para shtëpisë në Angli. Çifti u paraqit si emigrantë nga Kosova dhe jetonin falas në apartamentin me vlerë qiraje 560 sterlina në muaj
Mimoza pozon para shtëpisë në Angli. Çifti u paraqit si emigrantë nga Kosova dhe jetonin falas në apartamentin me vlerë qiraje 560 sterlina në muaj

Kjo nuk arrihet dhe vëllai i Përparim Ibrahimit vret pak më vonë nipin e Sali Barçit. Sërish pas kësaj vrasje kërkohet pajtim mes palëve në konflikt. “Unë kam vrarë Përparimin, ju më keni vrarë Gencin”, thuhet se është shprehur autori i krimit të dyfishtë, duke u rrekur të mbyllen të dyja vrasjet me Kanun.

Panorama/d.i.

Next Post

Djali i Ukshin Hotit kërkon që edhe për t’atin të bisedohet në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com