Në ditën e tretë radhazi të protestave të serbëve në veri të Kosovës, mediat kosovare sjellin të reja dhe në lidhje me një detaj nga komuna e Leposaviçit.
Sipas mediave, kreu i ri i kësaj komune, Lulzim Hetemi, prej më shumë se 50 orësh vijon të qëndrojë brenda ambienteve të zyrës së tij.
Ende është e paqartë nëse Hetemi është duke qëndruar në komunë me ndonjë urdhër nga lart, apo e ka të pamundur të largohet për shkak të protestave.
Mediat e Kosovës janë munduar të kontaktojnë me të, teksa nuk ia kanë arritur pasi e kanë gjetur telefonin e tij të fikur.
Ndërkohë, një qëndrim i ri nga ndërkombëtarët për uljen e tensioneve në 4 komunat në veri është që kryetarët e sapozgjedhur të kryejnë detyrën nga një objekt tjetër nga ai i komunës.
/a.r