• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frika/ Urdhri i Putinit për mobilizim: Djali i zëdhënësit të Kremlinit refuzon të shkojë ushtar, reagimi i tij pas thirrjes

by Java News
23/09/2022 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Urdhri i dhënë nga Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm në rusi për luftën ka pasur reagime të shumta.

Ka dhe nga ata që e kanë marrë me shaka, apo që janë frymëzuar për t’i punuar një reng dikujt.

Ky ka qenë dhe rasti me djalin e zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov, të cilit i është bërë një shaka në transmetim të drejtpërdrejtë.

Dmitri Nizovtsev, drejtuesi i kanalit “Politika e Popullit” në YouTube, mbështetës i opozitës që kundërshton Putin, telefonoi djalin e Peskov duke u hequr si një nga rekrutuesit e ushtrisë. Ai dëgjohet teksa i thotë djalit tëzyrtarit se i është dëerguar një kërkesë paraqitjeje për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas, për t’iu bashkuar ushtrisë ruse në front.

Por 32-vjeçari la të kuptohej se do të refuzonte të regjistrohej, e në këtë mënyrë të kundërshtonte urdhrin e Putinit, duke thënë “sigurisht që nuk do të vij nesër në orën 10:00”.

“Duhet ta kuptoni, nëse e dini se unë jam zoti Peskov, sa e gabuar është që unë të jem atje”, shtoi ai, me një ton zëri që tregonte shqetësim.

“Nuk e kam problem të mbroj atdheun tim – por më duhet të kuptoj përshtatshmërinë e paraqitjes sime atje, e kam fjalën për disa nuanca politike”, ka thënë djali i Peskov.

Babai i tij, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ishte “i vetëdijshëm për këtë reng”, por që transkripti i plotë i telefonatës nuk ishte publikuar. Moska ka thënë se “mobilizimi i pjesshëm” do të përfshijë vetëm 300,000 rezervistë që kanë “përvojë ushtarake”, por disa qytetarë po ikin nga vendi pas fjalimit të Putinit./m.j

Next Post
Miratohet çmimi i ri i energjisë elektrike, ja sa do ta paguani faturën nga 1 tetori nëse kaloni konsumin 800 kw/h

Miratohet çmimi i ri i energjisë elektrike, ja sa do ta paguani faturën nga 1 tetori nëse kaloni konsumin 800 kw/h

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com