• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frika se mos respektohet opozita, tani që iku Berisha

by Mero Baze
15/01/2024 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Frika e re e grupit të Berishës tani më, nuk është mosrespektimi i opozitës në Kuvend, pro frika se mos opozita respektohet tani që iku Berisha dhe ngelet pa zgjidhur vetëm halli i Berishës. Kjo u pa qartë sot në ditën e hapjes së seancës së re të Kuvendit të Shqipërisë. Mungesa e Berishës solli aty ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri dhe Presidentin Begaj, i cili do ti adresohej Kuvendit me një fjalim.

Grupi i deputetëve të Berishës, ishin përgatitur për të dy llojet e mysafirëve për ti penguar.
Presidentin Begaj e penguan me bilbilë, ndërsa ambasadorët e perëndimit me parulla anglisht, një prej të cilëve pati guximin ta mbante dhe vet Flamuri në gjoks.

Askush nuk e dinte se përse ambasadorët e Perëndimit po vinin në Kuvend dhe çfarë do thoshte në fjalën e tij presidenti Begaj. Ambasadorët ishin aty për të mbështetur kërkesat e opozitës për komisione parlamentare dhe Presidenti Begaj për të theksuar rolin e rëndësishëm të opozitës në Kuvend.

Ishte thuajse një protokoll i koordinuar jo aq në favor të qeverisë se sa në mbështetje dhe qetësim të opozitës.

Por grupi i Berishës, ishte i shqetësuar pikërisht nga kjo. Pra ata ishin të shqetësuar pse dy institucione të rëndësishme ai i presidentit dhe i turpit diplomatik në Tiranë duan ti zgjidhin problemet e opozitës tani që Berisha nuk është në Kuvend. Pra gjithë halli i tyre është mënjanimi, izolomi dhe ndoshta dënimi i Berishës dhe jo problemet e opozitës.

Problemet e opozitës sot kishin në Kuvend mbështetje të Presidentit dhe ambasadorëve të huaj dhe pikërisht pse ata e dinin atë, bllokuan fjalimin e Presidentit dhe sulmuan me parulla diplomatët e perëndimit në lozhat e Kuvendit.

E thënë më shkurt, frika që ka tani grupi i Berishës, është se mos opozitës ja zgjidhin kërkesat që ka dhe pastaj zbulohet qëllimi i vërtet i “betejave” të tyre që kanë të bëjnë me Berishën. Kjo do ta fragmentonte më shumë opozitën dhe do të krijonte një shumicë opozitare që nuk ndiqte pas Flamurin dhe Gazin por tu përmbaheshin kërkesave të opozitës për një jetë parlamentare normale.

Edhe sot kishte shenja të tilla. Gati gjysma e deputetëve të opozitës nuk lëvizën nga vendi për të shkuar pas Flamurit, por sidoqoftë grupi Berishës i doli të “keqes” përpara, se mos normalizohej jeta e opozitës.

Vërtet lanë mënjan flakadanët por me bilbila dhe fletërrufe, ata duke bërë si trima dhe shumica duke bërë si “frikacake”, vazhduan punën e tyre, nga frika se mos ngeleshin pa zgjidhur vetëm hallet e Doktorit. Të cilat në fakt do ti zgjidh gjykata, jo Kuvendi. Kuvendin ai nuk e shikon më.

Next Post
Elia Zaharia reagon pas divorcit me Princ Lekën: S’doja ta rrisja vajzën me prindër të ndarë, por… vendosëm zyrtarizmin e divorcit!

Elia Zaharia reagon pas divorcit me Princ Lekën: S'doja ta rrisja vajzën me prindër të ndarë, por… vendosëm zyrtarizmin e divorcit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com