• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frika për atë që sjell vjeshta/ Gjermania parashikon masa të reja: Të pavaksinuarve do iu ndalohet hyrja në restorante

by Java News
05/08/2021 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, parashikon masa të reja: Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska. Ata që nuk janë vaksinuar mund të përjashtohen nga gastronomia. Propozimet kanë shkaktuar kritika.

Në Ministrinë Federale të Shëndetësisë mendojnë se për përballimin e suksesshëm të një vala të re të mundshme të pandemisë Corona nevojiten edhe masa të reja. Tanimë po flitet shumë për valën e katërt, ndonëse shpresohet se efekti i saj do të jetë shumë më i dobtë. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hartuar një dokument për masat e parashikuara, të cilin e ka dërguar në Bundestag. Raportin e kanë parë edhe DPA, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Süddeutsche Zeitung”.

Përveç rritjes së numrit të të infektuarvegjatë udhëtimeve jashtë vendit, kohët e fundit edhe popullata po sillet në kontakte me të tjerët pothuajse sikur para pandemisë, thuhet në këtë dokument. Për më tepër, në vjeshtë dhe dimër pritet edhe shtimi i virusëve sezonalë, si dhe rritja e problemeve me virusin Corona.

Maskat deri në “pranverë 2022”

Krahas shtimit të numrit të të vaksinuarve, distanca, higjiena dhe mbajtja e maskës vazhdojnë të mbeten ndër masat elementare të mbrojtjes nga pandemia. Maskat duhet të mbahen gjithandej ku takohen shumë njerëz në hapësira të mbyllura. Spahn thotë se maskat mbrojtëse do të duhen deri në “pranverën e vitit 2022”, veçanërisht në trafikun publik dhe në distanca të gjata, si dhe në dyqane. Maskat duhet të mbajnë të gjithë, përfshirë këtu edhe ata që janë shëruar dhe që janë vaksinuar, sepse edhe ata mund të infektohen dhe të transmetojnë virusin, thuhet në dokument. Ekspertët në veçanti paralajmërojnë nga varianti Delta.

Rregullat

Ministria e Shëndetësisë shpjegon më tej se vaksinimi dhe testimi mund të parandalojnë futjen në objekte të mbyllura të personave të infektuar. “Prandaj, prej fillimit apo mesit të shtatorit, varësisht nga gjendja, do të kërkohet respektimi i rregullit 3-G në organizime të caktuara, që do të thotë se në aktivitete psh. mund të marrin pjesë vetëm personat e vaksinuar, shëruar apo të testuar”. Në dokument thuhet se këto rregulla do të mundësojnë futjen në restorante, akomodimin në hotele, shërbimet e afërta trupore, sportet dhe aktivitetet brenda si dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e mëdha brenda dhe jashtë.

Ministria synon të heqë testet e shpejta falas në mes të tetorit. Meqenëse tani mund t’u bëhet një ofertë e drejtpërdrejtë e vaksinimit të gjithë qytetarëve, atëherë nuk është në rregull që taksapaguesit të paguajnë kostot e testeve për ata që nuk duan të vaksinohen, citon gazeta “Süddeutsche Zeitung” pjesë nga raporti.

A do të lejohet futja në restorante e personave të pavaksinuar?

Njerëzit që nuk janë vaksinuar jo vetëm që cënohen nga sëmundja dhe infektimi, por ata mund të kenë edhe kufizime të tjera. Kjo përfshirë edhe kufizimet e kontakteve, kufizimin e pjesëmarrjes në aktivitete dhe mundësinë e ndalimit të futjes së tyre në restorante, thuhet në dokument.

FDP flet për shkelje të premtimeve

Kritika të ashpra ndaj këtyre propozimeve kanë mbërritur nga partia liberale FDP. Nënkryetari i partisë Wolfgang Kubicki, akuzoi qeverinë federale për shkelje të premtimeve, shkruan gazeta “Bild”. Këto rregulla mund të trajtohen si kërkesë e drejtpërdrejtë për vaksinim, nëse qeveria përjashton njerëzit e pavaksinuar nga jeta shoqërore. Paralajmërimi i përjashtimit të njerëzve të pavaksinuar nga futja në restorante “është shkelja më e turpshme e fjalës nga kjo qeveri federale, e cila është betuar vazhdimisht se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm në Gjermani”, tha Kubicki. Kjo shkelje e fjalës peshon edhe më rëndë sesa “detyrimi i vaksinimit”.

Problemet në shkolla

Vendimi i fundit i Konferencës së Ministrave të Shëndetësisë, për t’iu ofruar më shumë vaksina fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 12-17 vjeç, mund të shkaktojë tensione në shkolla. Kryetarja e Shoqatës së Menaxhimit të Shkollave në Gjermani, Gudrun Wolters-Vogeler, ka frikë se një rritje e numrit të nxënësve të vaksinuar do të hapë edhe debate të nxehta midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve. Do të ketë konflikte për të drejtat e nxënësve dhe të prindërve, tha Wolters-Vogeler për gazetat e grupit Funke. Tensione mund të ketë edhe sa i përket mundësisë së karantinimit, sepse në rast të një rasti pozitiv ndaj virusit Corona në një klasë të caktuar, në shtëpi duhet të qëndrojnë vetëm ata që nuk janë vaksinuar.

Një studim i ekspertëve britanikë i botuar në revistën “The Lancet Child & Adolescent Health” tregon se fëmijët dhe adoleshentët midis 5 dhe 17 vjeç mund të presin një rrjedhë dukshëm më të lehtë dhe më të shpejtë të sëmundjes Covid-19 sesa të rriturit. Në këtë studim thuhet, se nxënësit e kësaj moshe mund të shërohen mesatarisht pas gjashtë ditësh. Në këtë studim janë shikuar 1.700 raste të personave të sëmurë. Fëmijët dhe adoleshentët kanë treguar mesatarisht tre simptoma: lodhje, dhimbje koke dhe humbje e shijes dhe erës. Vetëm në raste të rralla ka ndodhur që fëmijët të kenë simptoma së sëmundjes Covid-19 edhe pas katër javësh ose më vonë. Simptoma të tillë kanë treguar vetëm 4.4 përqind e personave të përfshirë në studim.

Incidenca e infektimeve në Gjermani ka mbërritur ndërkohë në 19,4 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Instituti Robert Koch njoftoj të enjten (05.08)mërkurën për 3.539 infektime të reja./DW

g.kosovari

Next Post
Pamjet apokaliptike në Greqi: Reja mbulon Athinën, tymi shkon deri në Afrikë. Flakët i afrohen parkut arkeologjik

Pamjet apokaliptike në Greqi: Reja mbulon Athinën, tymi shkon deri në Afrikë. Flakët i afrohen parkut arkeologjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In